Michael Flynn këshilltar i sigurisë kombëtare i presidentit të sapozgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump ka sugjeruar rregullimin e marrëdhënieve me Turqinë. Ai ka thënë se Washingtoni duhet të kthejë mbrapsht personin që është akuzuar për grusht shteti në korrik të këtij viti.
“Rrjeti global i Gylenit ka që të gjitha shenjat që përmbajnë përshkrimet për një rrjet të fjetur të rrezikshëm të terrorit. Nga pikëpamja e Turqisë, Washingtoni po e mban një Osama bin Laden të Turqisë”, – ka deklaruar Flynn.
“Ne nuk duhet t’i ofrojmë atij një bazë të sigurtë”, – është shprehur këshilltari i Trump. Ankaraja zyrtare kërkon ekstradimin e Gylen në Turqi pasi mbi të ka ngritur një sërë akuzash ku më kryesorja është grushti i shtetit në korrik të këtij viti./lapsi.al