Afro 500 të burgosur pritet të lënë qelitë në fund të vitit. Sipas projekt ligjit ata do të përfitojnë nga amnistia, e cila pritet të miratohet në kuvend, me kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë, e cila po punon për hartimin e ligjit. Aministia do të përfshijë të dënuar me burg deri në dy vjet apo ata të cilëve, në ditën e hyrjes në fuqi të ligjit, u kanë mbetur për të vuajtur një dënim deri në 2 vjet.
Pëfituese pritet të jenë edhe të dënuarat femra mbi moshën 50 vjeç, meshkujt mbi moshën 60 vjeç dhe ata që në kryerjen e krimit kanë qenë nën moshën 18 vjeç.
Amnistia pritet t’i japë zgjidhje edhe situatës së mbipopulluar në burgje