Home KRYESORE Serbia terrorizon familjen Jashari të fshatit Rahovicë të komunës së Preshevës, askush...

Serbia terrorizon familjen Jashari të fshatit Rahovicë të komunës së Preshevës, askush nuk reagon!

Terrori i Serbisë, mbi Shqiptarë ende  nuk  mbaroi, edhe  pse  të gjithë  i kemi ende  të  freskët  kujtimet  e tilla të kohës së Millosheviqit. Për më shumë, Serbia ende vazhdon  terrorin  mbi familjen  time të  ngushtë( Jashari) të  fshatit Rahovicë. Tashmë është  e njohur, që Serbia  brutalisht ka shantazhu-kërcënu edhe  një  pjesë të madhe të  familjes së gjerë, e ca  fqinjë, të  cilët  shkaku i  frikës ndaj  jetës së tyre dhe familjeve të tyre, nuk kanë  arritur të qëndrojnë!

Më 28 tetor 2016, njoftohem  nga  disa fqinjë të  mi, që disa kamion dhe një eskavator kishte  hequr gërmadhat e  shtëpisë së familjes time të ngushtë, duke  e fshehur  kështu  çdo gjurmë të  terrorit të Serbisë( derisa në Gjykatën  Themelore në Gjilan, prokurori i Fraksioni politik i EULEX-it, më 13 tetor 2016 ka “ndryshu” aktakuzën, porse prapë  më  akuzon për të  njejtat akuza politike, e që  Gjykata  Supreme  në lëndën  PML 241/15 më kishte  shpallur të pafajshëm!).  Nga dëshmitë  e fqinjëve, tregojnë që  kamionët dhe  eskavatori nuk kanë  qenë  nga  komuna e Preshevës- sepse nuk i njohin  fare!

Kjo shtëpi është demoluar disa herë: më dhjetor 2012 ishte  vandalizu-demolu(  pasiqë arrestohem më 1 korrik dhe 16 tetor 2012, nga Fraksioni politik i EULEX-it, i porositur nga Ivica Daçiqi, në  Republikë të Kosovës, ku jam i strehuar si refugjat politikë); më 7 korrik 2013 sërish  demolohet dhe shkruhen  grafite shoveniste  serbe( derisa  në  Gjykatën Themelore në Gjilan, Fraksioni politik  i EULEX-it i porositur nga Serbia, zhvillonte  gjykimin politik kundër meje si pjesë e Grupit të Dobrosinit-të Lëvizjes së Lirisë); e që më 18 dhjetor 2013 minohet e që detonohet  gjatë ditës, duke  shkaktu djegëjen  e tërësishme të kësaj  shtëpie( derisa nga  Gjykata  Themelore  në Gjilan, nga  Fraksioni Politik i EULEX-it, dënohem  me  dënim politik, për  Luftë  Guerile  kundër Serbisë-siç në medie  e publikon  EULEX).

Më 29 tetor 2016,  unë Skender( Gjergj-emri i Pagëzimit) Jashari, lajmëroi Institucionet  kompetente, vendore dhe  ndërkombëtare në Kosovë, pastaj  edhe të  BE-së, por të gjithë  heshtin!

Njejtë edhe  Institucionet-Organizatat që  në Luginë të Preshevës janë të  akredituara nga Bashkimi Europian, për të  mbrojtur të  drejtat  e Shqiptarve, siç edhe më  përpara ka ngja,  plotësisht  heshtin.

Kur nuk ka veprim  të Institucioneve  gjegjëse( që është  faktori ndërkombtarë, e mos kupto institucioneve okupatore të Serbisë në Luginë, të cilët  janë  përgjegjëse për krimin), atëherë mbetet  e drejta  sublime e çdo njeriu, për t’a mbrojtur  me  forcat  e veta të  Drejtën   Themelore!

Luginën e  Preshevës, nuk e   mbron  as Zoti, pos që  na mbetet  t’a  mbrojmë  ne  vetë!

Më:23.11.2016

vijezim-i-shtepise-sejashareve-jpg

Figure 1 Hapësira  e vizuar me katrorin e kuq, ishte vendi ku ishte  e vendosur  shtëpia e cila  shihet  edhe  në  foton  e mëposhtme!

shtepia-jashari-presheve

Figure 2 Gërmadhat  e shtëpisë së minuar, e  djegur  nga  Serbia më 18 dhjetor 2013.

 

Share: