Home KRYESORE Ndalimi italian i levizjes se Call Centers, antiglobalistet ne revansh

Ndalimi italian i levizjes se Call Centers, antiglobalistet ne revansh

Nga Klodian Tomorri

Kjo nuk eshte me nje beteje mes te djathtes dhe te majtes. Kjo eshte beteje mes antiglobalisteve dhe globalisteve.

Fatkeqesisht per njerezimin luften po e fitojne te paret.

Vendimi i Parlamentit italian dje qe ndalon levizjen e lire te kompanive Call Center eshte atentat i paster kunder tregtise se lire. Per me teper eshte vendim i pandershem dhe i padrejte.

Pjesa derrmuese e importeve ne Shqiperi vijne pikerisht nga Italia. Kjo do te thote se Italia na shet lirshem ne mendjen dhe teknologjine e saj te trupezuar ne produktet qe blejme nga ajo. Por kur ne duam t’i shesim krahun e punes ata na e ndalojne me ligj.

Une nuk e di se cfare eshte duke bere qeveria shqiptare, por ka gjasa qe Italia te kete thyer traktatet nderkombetare te tregtise se lire me kete vendim. Po sikur ne te fillojme te taksojme importet italiane nen te njejtin argument? Se duam te prodhojme ketu dhe te hapim vende pune. BE nuk do na lejonte sepse kjo perben shkelje te MSA-se. Ndersa kur e ben Italia eshte e ligjshme.

Kjo eshte nje lufte nga e cila humbasin te gjithe. Tre shekuj me pare David Rikardo qante ne Parlamentin britanik kur Anglia vendosi tarifa mbi grurin francez. Fatkeqesish bota ka mberritur serish ne te njejten pike.

Share: