Nexhmije Hoxha ka folur mbi një dokument të publikuar dje ku thuhet se ajo ka qenë anëtare e rinisë fashiste. Dokumenti u botua nga ish –drejtori i Arkivës, Kastriot Dervishi.
Ne fakt, ajo justifikohet me moshen e re dhe nevojen per tu regjistruar ne shkolle, por harron te permend qe per arsye te ngjashme shume vajza e djem te rinj ne rregjimin e bashkeshortit te saj nuk jane falur per gjera te ngjashme!
Ja nje pjese e prononcimit te Nexhmie Hoxhes, ish gruaja e diktatorit enver Hoxha:
“Në periudhën që bën fjalë dokumenti, unë kisha mbaruar provimet e maturës dhe më duhej të përgatisja dokumentet për emërimin si mësuese. Për këtë arsye, mund të më jetë dashur ky vërtetim.
Por unë nuk kam firmosur asnjë dokument anëtarësimi në Rininë Fashiste dhe aq më tepër në Partinë Fashiste. Sa për kujtesë, unë që nga viti 1936 kam qenë e organizuar në grupin komunist me Qemal Stafën.
Në 4-7 prill të ’39-s kam marrë pjesë në demonstratat e rinisë së Tiranës kundër pushtimit nga Italia fashiste dhe në vazhdim, derisa u kërcënova me arrestim dhe kalova në ilegalitet. Sa isha studente në “Institutin e Vajzave” në Tiranë, instruktorja italiane fashiste për Gjimnastikën më dha notën 6, pavarësisht se në dëftesë të gjitha notat i kisha të larta, sepse nuk i shkoja në aksionet që organizonin fashistët për të bërë pako për ushtarët në front.
Unë të gjitha këto i kam të shkruara në librat e mia të kujtimeve” thotë në një reagim për gazetën Dita, e veja e diktatorit Enver Hoxha… – thote Hoxha ne nje pronuncim per gazeten Dita.Al