Kancelarja gjermane Angela Merkel ka folur për integrimin e Shqipërisë në një konferencë të përbashkët me Kryeministrin e vendit Edi Rama pas një takimi që kanë zhvilluar sëbashku në Berlin, ku Rama ishte i ftuar nga kancelarja gjermane.
Ky takim vjen pas rekomandimit pozitiv që dha Komisioni Europian për hapjen e negociatave Shqipëri-BE dhe Angela Merkel foli për integrimin në terma të përgjitshëm, pa specifikuar konkretisht nëse Gjermania do të votojë pro hapjes së negociatave në Parlamentin Europian.
Në fillim ajo uroi gjithë shqiptarët për festën e Pavarësisë dhe më pas veçoi se “zbatimi i reformës në drejtësi dhe zhvillimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme, duhet të jenë përparësi dhe për këto duhet guxim”.
Pjesë nga deklarata e Angela Merkel: Shqipëria ka bërë ndryshime rrënjësore gjatë viteve të fundit. Komisioni Europian që ndjek zhvillimet në Shqipëri në raportin e fundit ka vlerësuar reformat. Unë dëshiroj ta uroj përzemersisht Ramën. Gjermania është përpjekur ta mbështesë Shqipërinë në zhvillimet e saj duke dërguar përfaqësues në misionin EURALIUS që ka ndihmuar në reformën në drejtësi. Tani është e rëndësishme që të fillojë zbatimi i saj. Në fakt zbatimi i reformës dhe lufta kundër krimit të organizuar duhet të jenë synime të përhershme të Shqipërisë . Zgjedhjet që ka Shqipëria së shpjeti janë të rëndësishme dhe për këtë do kemi kontakte me OSBE-në. Duhet forcë dhe guxim për të ecur përpara. Gjermani do të ndihmojë Shqipërinë por në raste të tjera do flasim më hollësisht për këtë ndihmë./opinion.al