Home KRYESORE Tentuan ngritjen e flamurit shqiptar, arrestohen 7 nxënës nga policia serbe në...

Tentuan ngritjen e flamurit shqiptar, arrestohen 7 nxënës nga policia serbe në Medvegjë

Dje në Preshevë dhe Bujanoc, qytete të banuara me shumicë shqiptare u ngrit flamuri kombëtar dhe u festua 28 Nëntori sikurse në Vlorë, Tiranë, Prishtinë, Ulqin, Shkup e Tetovë.

Por në Luginën e Preshevës, Dita e Flamurit nuk u festua në të gjitha vendbanimet shqiptare, sidomos në Medvegjë, ku policia serbe ka ndërhyrë në shkollën e mesme “Nikola Tesla” dhe ka arrestuar disa nxënës shqiptarë të cilin kishin ngritur një flamur kombëtar në shkollë, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.

Në mesin e nxënësve të arrestuar ka qenë edhe djali i Zv.kryetarit të Kuvendit të Medvegjës, 15-vjeçari Armend Sahiti. Nxënësit shqiptar janë marrë në pyetje në rajonin e policisë serbe të Medvegjës dhe u janë kërkuar sqarime për ngritjen e flamurit shqiptar në këtë shkollë.

Ndërkohë prindërit kanë deklaruar për mediat lokale se fëmijët e tyre janë penguar nga ora e mësimit si edhe janë dhunuar gjatë mbajtjes për rreth 2 orë në rajonin e policisë. Ndërhyrja e forcave policore serbe në këtë shkollë të Medvegjës dhe shoqërimi i fëmijëve shqiptarë në rajonin serb të policisë ka shkaktuar panik dhe reagime ndër shqiptarë si dhe tek autoritet lokale në këtë komune.

Nënkyretari i Kuvendit të Medvgjës, Florim Sahiti, ashtu edhe zëvëndëskryetarja e Komunës së Medvgjës Leme Xhema, kanë reaguar dhe kanë dënuar me ashpërsi këtë akt të policisë serbe ndaj ndaj fëmijëve shqiptarë për shkak të mbajtjes së simboleve kombëtare shqiptare./bw/

Share: