Home KRYESORE Futbollisti i mbijetuar përlot botën me fjalët e para pas tragjedisë

Futbollisti i mbijetuar përlot botën me fjalët e para pas tragjedisë

Mbrojtësi i skuadrës Chapecoense, Alan Ruschel ka përlotur botën me fjalët e tij të para pas tragjedisë në Kolumbi.

“Kujdesuni për unazën time të martesës. Informoni familjen time se jam mirë dhe së shpejti do të jem në shtëpi”, ishin fjalët e para të Ruschel, një prej 6 të mbijetuarve, shkruan tabloidi britanik “Mirror”.

Ruschel momentalisht po merr mjekimin e nevojshëm në spital ndërsa mjekët kanë konfirmuar se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Alan Ruschel është nxjerrë nga rrënojat e rrëzimit të avionit ku humbën jetën 76 persona mes tyre edhe shumë lojtarë të skuadrës braziliane, Chapecoense.

Share: