Home KRYESORE Rreshjet e dëborëse sjellin probleme në disa akse rrugore, mos harroni zinxhirët...

Rreshjet e dëborëse sjellin probleme në disa akse rrugore, mos harroni zinxhirët në këto zona

Reshjet e shumta të dëborës kanë mbuluar veriun e dhe juglindjen e vendit. Dita e djeshme pati tempereratura të ulëta, ndërsa sot është përkeqësuar kalimi në rrugë, zona është e kalueshme vetëm me zinxhirë. Sipas informacioneve nga terreni ka prezencë akulli në aksin rrugor Pukë-Fushë Arrëz dhe po ashtu në akset Fushë Arrëz-Qafë Mali-Kukës.

Mësohet se edhe rrugët në aksin rrugor Qafë Mali-Bajram Curri kanë prezencë akulli. Në Pukë po punohet për hedhjen e kripës në rrugë, ndërsa në segmentin rrugor Bardhet-Iballë nuk ka ndërhyrje. Po ashtu problematikë është janë ka edhe disa akse në Kukës, Korçë e Dibër. Rruga Morinë-Fushë Dukagjin- Tuneli i Kalimashit aktualisht është i kalueshëm.

Në disa akse të Kukësit duhet të përdoren zinxhirë. Në terren ndodhen 8 borëpastruese dhe është hedhur kripë dhe skorie. Në qarku Dibër ka prezencë akulli në disa njësi administrative si në:

Kala e Dodës, Lurë, Selishtë, Trebisht, në Qafë Buall- Peshkopi, tek ‘Pishat. Raportohen problem dhe në të gjithë rrugët e qarkut të Korçës dhe akset janë të kalueshme vetëm me zinxhirë. Mësohet se është ndërhyrë me kripë në rrugën e Voskopojës. Ndërsa rrethi Lezhës ka një tjetër problem, pasi është pa energji elektrike që mbrëmjen e kaluar./lajmifundit/

Share: