Nga Kastriot Dervishi
Pas publikimit të dokumentit që vërtetonte qenien në Partinë Fashiste Shqiptare të zonjushës Nexhmije Xhuglini, pati disa diskutime të panevojshme në lidhje me funksionimin e kësaj partie.
Partia Fashiste Shqiptare ishte “një milici civile vullnetare nën urdhrat e Benito Musolinit, krijues e Duce i Fashizmit”. Është fakt se të gjithë ata që kanë pranuar nëpunësi shtetërore në atë kohë, kanë qenë edhe anëtarë të kësaj partie. Kësisoj, zonjusha në fjalë ka qenë në nëpunësi shtetërore nga data 20 dhjetor 1941 deri më 1 nëntor 1942.
Referuar statutit të Partisë Fashiste, largimi i nëpunësit nga partia rrjedhimisht sillte edhe largimin nga funksioni shtetëror, i përkohshëm apo i përhershëm qoftë ky.