Home KRYESORE Neni 237 i Kodit Penal mbetje e Diktaturës – Është koha ta...

Neni 237 i Kodit Penal mbetje e Diktaturës – Është koha ta shfuqizojmë

Nga Vincent W.J. van Gerven Oei

Nga çasti që planet e qeverisë për reformën në arsimin e lartë u bënë publike, grupi i studentëve aktivistë “Lëvizja për Universitetin” ka protestuar në menyrë aktive kundër reformës, e cila sipas tyre do të favorizojë universitetet private dhe do të rrisin tarifat e regjistrimit për universitetet publike.

Në kuadër të qendresës politike kundër reformës së qeverisë e cila ka shkaktuar kaos në sistemin e arsimit, Lëvizja për Universitetin ka zhvilluar disa protesta dhe një sërë aksionesh proteste, duke përfshirë produkte ushqimore

Më 2 nëntor 2015, tetë student aktivistë pjesë e lëvizjes u arrestuan pasi hodhën vezë ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe Ministres së Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla gjatë një aktiviteti në Fakultetin e Shkencave Sociale. Më vonë ato u quajtën “goditja për shkak të detyrës” dhe “rezistëncë ndaj forcave të rendit”.

Më 18 nëntor 2016, studentja aktiviste Mirela Ruko derdhi një shishe me salcë domate në kokën e ministres Nikolla gjatë një aktiviteti me të rinjtë e Partisë Socialiste FRESSh me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Studentëve. Edhe Ruko u akuzua për “goditje për shkak të detyrës” dhe “shqetësim të rendit publik”.

Historia e Nenit 237 të Kodit Penal

“Goditja për shkak të detyrës” përcaktohet në nenin 237 të Kodit Penal. Ky veprim është akt kriminal i cila klasifikohet në Kreun 8 “Krime kundër autoritetit të shtetit,” Seksioni 1 “ veprime kriminale kundër aktivitetit të shtetit të bëra nga një shtetas.” Dhe përcaktohet si më poshtë:

Goditjet ose vepra të tjera dhune që i bëhen punonjësit në detyrë shtetërore apo një shërbim publik, për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore apo të shërbimit, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Neni është pjesë Kodit Penal të parë të miratuar në periudhën e tranzicionit prej vitit 1995, por ai ka qënë i përfshirë edhe në Kodin Penal të kohës së komunizmit në vitin 1977, në Kreun 8 “Krime kundër autoritetit të shtetit,” Neni 119:

Goditjet ose vepra të tjera dhune që i bëhen një personi për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore, shoqërore ose në prodhim, dënohen me riedukim nëpërmjet punës ose me heqje të lirisë gjer në tre vjet.

Duket qartë, se qëllimi i të dy neneve, atij “ totalitar” dhe “demokratik” është i njëjtë: të dënojë çdo kënd i cili sulmon një zyrtarë shtetëror kur ai po kryen detyrën e tij. Fjala “person” është zëvendësuar nga koncepti kapitalist “punonjës” dhe dënimi me punë vullnetare është zëvendësuar me gjobë. Përveç këtyre ndryshimeve asgjë tjetër nuk ka ndryshuar. Dënimi me tre vjet burg është ende në fuqi.

Duhet theksuar se nene të ngjashme, si Neni 239 “Fyerja për shkak të detyrës” dhe Neni 240 “Shpifja për shkak të detyrës” u shfyqizuan me ndryshimet në Kodin Penal të vitit 2012, me argumentin se Neni 119 “Fyerja” dhe Neni 120 “Shpifja” janë të mjaftueshme dhe nuk nevojitet asnjë përjashtim për punonjësit e shtetit.

Por në një farë mënyre Neni 237 (Neni 238 “dhe Kanosja për shkak të detyrës”) janë në fuqi, dhe tani po zbatohet si një mënyrë shtypja kundër aktivizmit studentor.

Pse Neni 237 duhet të shfuqizohet

Arsyeja pse në shqipëri për një vezë apo për një salcë domate mund të burgosesh për tre vjet – përveç shpenzimeve ligjore të papërballueshme nga pjesa më e madhe e njerëzve – është ekzistenca e Nenit 237.

Asnjë vend tjetër në Bashkimin Evropian nuk i mundëson një mbrojtje të tillë zyrtarëve shtetërorë. Ndaj një sulm me vezë mund të jetë një mënyrë e zakontë e protestës politike në Mbretërinë e Bashkuar dhe mund të godasin me këpucë president e SHBA-ve pa u dënuar.

Të konsideruar si qytetarë të thjeshtë, politikanët mund të zgjedhin të hapin gjyq kundër këtij apo asaj protestuese ushqim-hedhës, por dëmi që mund të shkaktojë një veprim i tillë në emrin dhe imazhin e një politikani sigurisht që ka një efekt shkurajues. “ Të bëhesh pis” në gjyq është më keq se sa të bëhesh “pis” në rrugë.

Në Shqipëri, situata është shumë e vështirë. As Kryeministri Rama dhe as Ministrja e Arsimit Nikolla nuk i paditën protestuesit. Ato nuk kanë pse të ekspozojnë veten me procese gjyqësore, as nuk kanë pse të përfshihen vetë në gjyq. Në fakt ato, lehtësisht, mund të pohojnë se nuk kanë asnjë mëri dhe nuk do t’i padisin. Sepse, duke konsideruar “seriozitetin” e krimit të kryer kundër tyre, ato nuk kanë pse ta bëjnë.

Është në dorë të prokurorit të vendosi nëse do t’i ndjekë penalisht protestuesit sipas nenit 237, ashtu sikurse ka ndodhur në rastin e sulmit me vezë në vitin 2015, dhe me siguri do të ndodhi edhe në rastin e Mirela Rukos.

Për ta përmbledhur, Neni 237 është një mbetje e sistemit totalitar shqiptarë, kur zyrtarët shtetëror ishin të mbrojtur më mirë se sa njerëzit e zakonshëm. Ajo i lejon politikanëve të qëndrojnë të “pastër” nga çdo lloj procedure penale, ndërkohë që aktivistët politik vazhdimisht kërcënohen me burg – edhe për një vezë ose salcë domate. I lejon të pushtetshmëve të mohojnë çdo përgjegjësi për telashet më të cilën përballet studentën në sistemin ligjor të korruptuar shqiptarë.

Për më shumë, edhe pa nenin 237 Kodi Penal aktual i Shqipërisë ofron mjaftueshëm mbrojtje për këdo i cili targetohet me ose përmbyt me çdo product ushqimor. Kushdo, përfshirë politikanët, mund të padisin këdo sepse i bëri ato të vijnë erë si pizza apo omletë.

Por pjesa më e madhe, e Nenit 237 na tregon se politikanët janë “ më shumë të barabartë” se sa qytetarët e zakonshëm. Kushdo, përfshirë edhe politikanët dhe aktivistët, duhet të jenë të barabartë përpara ligjit dhe unë nuk kam parë prova të bindshme deri më tani pse njerëzit të cilët na drejtojnë duhet të trajtohen ndryshe nga një qytetar i zakonshëm – në mos – ato duhet të trajtohen më keq.

Autori falenderon Dorian Matlija, drejtor i qendrës jo fitimprurëse për ndihmë ligjore Res Publica, për ndihmesën e tij për rrethanat dhe historinë e Nenit 237 të Kodit Penal.

Share: