Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar për deklaratat e ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kamenos.
Përmes një deklarate, PDIU kërkon që qeveria shqiptare të mbajë qëndrim të prerë ndaj tij. Sipas partisë së Idrizit, ministri grek i Mbrojtes është i njohur për qëndrimet e tij antisemite dhe antieuropiane.
“Shqipëria duhet të mbajë qëndrime të prera ndaj këtij ministri që nuk kupton se ne sot jemi anëtarë të NATO-s, njëlloj si Greqia, ndaj gjuha e kërcënimit nuk ka vend. Dje ministri i mbrojtjes i Greqisë Panos Kamenos, nga një zonë e kufirit shqiptaro grek pas organizimit të manovrave ushtarake provokative kundrejt një vendi fqinjë, anëtar i NATO-s, vendosi të provokojë edhe me fjalë Shqipërinë dhe vende të tjera anëtare të Aleancës. Ne duam t’i themi këtij ministri antisemit, antieuropian: Komuniteti çam nuk mund të vizatohet sot në kohë lirie, si komunitet bashkëpunëtor i nazizmit”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.