Home KRYESORE VOA: Loja e Rusisë në Shqipëri, infiltrimi në politikë dhe media

VOA: Loja e Rusisë në Shqipëri, infiltrimi në politikë dhe media

Diplomati dhe studiuesi Shaban Murati ne qendrimin e tij analitik te publikuar qe ne fillim nga Perqasje.com, thotë se Rusia ka shtrirë influencën e saj jo vetëm në ato që mund të konsiderohen si shtete sllave në rajonin e Ballkanit por dhe në Shqipëri.

Kete qendrim analitik te Muratit e tajtoi në një intervistë me të edhe Zëri e Amerikës ku ai nevijezoi ndikimet në politikën shqiptare, një valë filoruse në mediat e vendit apo shtimin e shoqatave e qendrave studimore që përpunojnë teza e qëndrime në rezonancë me politikat ruse. Te gjitha te trajtuara deri ne tani vetem ne parim pa asgje konkrete dhe me emra te pervecem.

Nderkohe sigurisht ne vemendje te opinionit publik ka qene deklarata e kryeministrit Edi Rama kundrejt kancelares Angela Merkel dhe BE, ku sipas tij ne Ballkan po punojne edhe fakotre te tjere vec boshtit Euro-Atlantik, pa vene emra edhe kryeministri, por u aludua qartazi per Rusine dhe organizmi radicale islamike, ne fakt nuk mund te lihet menjane edhe Turqia fakotr qartazi i tille.

Per kryeministrin Perqasje.com ka sjelle ne vemendje te lexuesit te saj edhe mundesite e nje vizite te kryeministrit shqiptar ne Moske e cila sipas aludimeve rezulton te jete me kushte per te…

“Shqipëria është mbajtur si vend proamerikan, proeuropian, apo dhe disa pro të tjera. Rusët dy vitet e fundit janë përpjekur të nxisin zhvillimin e një rryme antiamerikane në Shqipëri. Në Shqipëri ka antiamerikanizëm. Tradicionalisht antiamerikanizmi në Shqipëri ka qenë i majtë, por në vitin 2016 pamë që antiamerikanizmi ishte dhe i djathtë. Pra pamë forca të djathta në Shqipëri që në mënyrën më absurd dolën jo thjesht kundër ambasadorit amerikan, por ishte një qëndrim antiamerikan politik. Fakti që këtu kemi dhe forca të majta por dhe të djathta që dalin me qëndrime kundër SHBA-ve që do të thotë kundër aleancës tonë me SHBA-të, të çon te përfundimi që kjo është një lëvizje ose një profil politik i sponsorizuar nga jashtë, dhe natyrisht shteti më i interesuar për këtë është Rusia” – thotë Murati.

Sipas tij gjatë dy viteve të fundit, sidomos në vitin e fundit, kemi një valë rusofilie në mediat shqiptare të paparë gjatë 24 viteve të pluralizimit në Shqipëri.

“Është një proces i cili për çdo njeri që ka një përvojë të gjatë në shtyp e ka shumë të lehtë të kuptojë prirjet, theksin e një gazete, apo një medie apo portali. Kjo rusofili e cila është bërë fenomen, nuk është aksidentale, mendoj që ka qenë dhe është e sponsorizuar nga Rusia, sepse asaj i intereson ngjallja e kësaj ndjenje fallso të lavdisë, forcës së Rusisë, përpjekja për të përhapur panik, për të trembur publikun dhe orientuar atë drejt një pranimi të çdo veprimi agresiv që Rusia ka bërë që nga Krimea e deri në shtetet e tjera.

Së treti, kemi fenomenin e qendrave studimore apo shoqatave jo qeveritare të cilat qarkullojnë me studime, teza e qëndrime që janë në rezonancë me qëndrimet ballkanike të Rusisë.

Së katërti, ka një përpjekje për ringjalljen e një nostalgjie të vjetër për ish Bashkimin Sovjetik. Kjo nuk ka të bëjë me kulturën ruse apo sovjetike, por thjesht ngjallja e ndjenjave pro rusë, për krijimin e një klime të favorshme që të penetrohet me qëndrime e teza e në një farë mënyre të krijohet dhe klima për ndryshime të karakterit strategjik” – thotë Murati.

“Ne mund të shitemi shumë europianë, por për Rusinë ka rëndësi që në Shqipëri të inkurajohen ato forca që krijojnë trazira, turbullira, probleme, që e spostojnë boshtin e orientimit strategjik të Shqipërisë, në fillim për ta ndarë mes SHBA-ve dhe BE-së dhe pastaj mes BE-së dhe Rusisë. Për mendimin tim shumë lëvizje që konstatohen në skenën politike shqiptare, gjatë një viti, në forca të majta, me personalitet të majta apo të djathta, me grupe të majta apo të djathta, nga qëndrimet apo strategjitë që ndjellin, për mendimin tim, më shumë janë të sponsorizuara nga jashtë” – thotë ai

Share: