Home KRYESORE Cudit burri në polici: Dyshoja te gruaja, e rraha dhe e hodha...

Cudit burri në polici: Dyshoja te gruaja, e rraha dhe e hodha nga dritarja

Një ngjarje tragjike ndodhi këtë të shtunë në qytetin e Fierit ku një grua ndërroi jetë pasi u hodh nga kati i katërt nga bashkëshorti i saj. Ferdinand Ruko, 52-vjeçar i vënë tashmë në pranga për ngjarjen krimin tronditës, ka pranuar para efektivëve të policisë se e ka hedhur gruan nga dritarja e tualetit në apartamentin e tyre, duke shkaktuar vdekjen e saj.

“Dyshoja tek gruaja ime. U debatuam ashpër. E futa në banjë, e zhvesha, e rraha dhe pastaj e hodha nga dritarja”, – citon Ora News dëshminë e 52-vjeçarit në polici.

Liljana Ruko, 43 vjeçare, nënë e dy fëmijëve, nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë rrugës për në spital. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Kryengritja e Fierit rreth orës 15:45 minuta. Pak para krimit në familje, çifti ka debatuar ashpër, konflikt i cili është dëgjuar edhe nga fqinjët. Në dëshmitë dhënë për mediat, fqinjët janë shprehur se kanë dëgjuar gruan të ulërasë. Madje ka pre atyre që thonë se e kanë parë 53-vjeçarin të hedhë gruan nga dritarja.

Çifti Ruko kishin vetëm dy javë që ishin kthyer në Fier, pasi shteti i Gjermanisë i kishte refuzuar kërkesën për azil. Ata jetonin bashkë me dy fëmijët e tyre.

Të hënën pritet që 52 vjeçari Fredi Ruko të dalë para togave të zeza për të marrë masën e sigurisë./lapsi.al

Share: