Home KRYESORE “KATHIMERINI” – Fajësohet kryeministri për praninë e Agimit të Artë

“KATHIMERINI” – Fajësohet kryeministri për praninë e Agimit të Artë

Ligjvënësit e PASOK-ut socialist dhe partisë së qendrës Potami në parlament kerkuan nga kryeministri Aleksis Cipras qe duhet të sqarojë pozicionin e tij ndaj një vizite në tre ishujt e Egjeut nga ana e ministrit të Mbrojtjes, Panos Kamenos, vizitë ku shoqërohej nga zyrtarë të partisë së ekstremit të djathtë Agimi i Artë.

Kamenosi – i cili është edhe udhëheqës i krahut të djathtë të koalicionit qeverisës, Grekët e Pavarur, – kreu një tur nëpër strukturat ushtarake të hënën në ishujt juglindorë të Egjeut, shoqëruar nga zyrtarë të lartë të mbrojtjes dhe anëtarë të komitetit të mbrojtjes të parlamentit, në një gjest që shihet si kundërpërgjigje ndaj komenteve nga zyrtarët turq lidhur me kufirin detar me Greqinë.

Vizita, megjithatë, ka ngritur shqetësim mes partive opozitare, të cilat thonë se taktikat e ministrit të mbrojtjes, mund të çojë në një përshkallëzim të tensionit me Ankaranë.

Përfaqësuesi i PASOK-ut Thanasis Theoharopulos e përshkroi vizitën si një “tubim nacionalist-populist”, duke cituar praninë e deputetit të Agimit të Artë, Ilias Kasidiaris, dhe zyrtarë të tjerë të partisë neo-naziste.

“Qëndrimi i ministrit të mbrojtjes në çështjet kombëtare po e çon vendin poshtë, drejt një rrugë të rrezikshme, me bashkëpunimin e Aleksis Ciprasit”, tha Theoharopulos, duke iu referuar kryeministrit të majtë. “Që nga fillimi kemi theksuar se marrëdhëniet me ekstremistët mbi çështjet kombëtare janë jashtëzakonisht të rrezikshme kurse pozicioni i shfaqur i anëtarëve të qeverisë krah anëtarëve ët Agimit të Artë është i turpshëm”.

“Ministri Kamenos nuk është thjesht absurd, ai është bërë i rrezikshëm”, tha shefi i Potami, Stavros Theodorakis. “Politika patriotike nuk ka nevojë për politikanë të veshur me uniforma të Agimit të Artë.”

Share: