Home KRYESORE Krimi në arsim kërkon gjykim politik publik

Krimi në arsim kërkon gjykim politik publik

Studimi i PIZA-s, sot u bë publik. Ai  na e tërheq vëmendjen se ky krim tani ka përmasat kancerogjene dhe vetëm një gjykim politik publik, i përmasave të një kryengritjeje demokratike me karakter popullor, mund t’i hap rrugë çlirimit të Republikës e me kët edhe të arsimit.

Nga Dr Sadri RAMABAJA

Para dy viteve, më konkretisht më 1 tetor 2014, një mik imi kishte publikuar një shkrim me një titull jashtëserik – Një Gjykatë Speciale për arsimin shqip në Kosovë!

Duke e njohur angazhimin e tij publik përherë progresiv, duke e ditur se ai nuk gjykon kaq ashpër  kotnasikoti, e pata lexuar me vëmendje.  Natyrisht edhe i pata dhënë të drejtë pothuajse plotësisht.

Javën e kaluar, derisa kisha në dorë rezultatet e studimit të PIZA-s, që këtë vit kishte për objekt studimi dijet e më se gjysmëmilioni të nxënësve 15 vjeçarë të vendeve në lëmin e shkencave të natyrës dhe mundësitë për orjentim në në këtë lloj katrahure të botës, ku neoliberalizmi ka përmbysur shumë vlera, e ku vërehej se në ç’pozicion mjerimi është shkolla jonë, mu kujtua sërish komenti i mikut tim, punonjës shkencor në  Institutin Albanologjik.

Çka është PISA?

Këto katër shkronja të këtij akronimi na sinjalizojnë testin më ët madhë krahasues për nxënësit e shkollës në plan botëror.  ky test “Programme for International Student Assessment” organizohet rregullisht që nga viti 2000 për çdo të tretin vit nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik(OECD) me seli në  Paris. Kjo organizat vepron brenda secilit shtet me leje përkatëse, respektivisht me ftesë të dikasterit të arsimit. Testit i nënshtrohen 15 vjeçarët dhe atë në disa lëndë: matematikë, në shkencat natyrore si dhe në lexim dhe nxënie, respektivisht kutim të përmbajtjes së lexuar. Në testin e vitit 2015 kanë marrë pjesë pothuajse gjysmë milioni nxënës, në mesin e tyre nga 34 vende që janë pjesë e OECD-së, por edhe nga vende tjera të botës.

Testit në Kosovë i ishin nënshtruar nxënësit e shkollave publike, me përjashtim të shkollës Dom Bosko. Rezultati: i mjerë! Nga 72 vende që i janë nënshtruar këtij testi hulumtues, tashmë është publike, se ne jemi pothuajse të fundit, më konkretisht rezultuam në pozicionin e tretë nga fundi!

Studimet e kësaj natyre, me karakter ndërkombëtar siç i bën PISA, janë përherë komplekse. Ato do ët duhej të na bënin të reflektojmë shumë seriozisht. Me shkollën tonë, me fëmijët tanë, nuk guxojmë tutje të eksperimentojmë. Këto të dhëna do të duhej të shërbenin si kambana alarmi për ta kuptuar se është politika ajo që ka sjell arsimin tonë, si çdo segment tjetër, buzë greminës.

Si filloi shkatërrimi i shkollës shqipe?

Nga mesi i viteve nëntëdhjeta, derisa  po ndiqja studimet e specializimit në Institutin për Studime Europiane në Universitetin e Bazelit, një asistente serbe, vajzë e një çetniku, mjek në Spitalin e Bazelti, sikur gjoja pa vetëdije, kishte lënë në bibliotekën e Institutit, në tavolinën ku zakonisht punoja unë, pikërisht Programin Politik të Partisë Radikale (kryetar i së cilës ishte V.Sheshel), i quajturi vojvoda serb, që më pas do të bëhet i njohur për krimet e ushtruara ndaj boshnjakëve në Bosnjë.

Në zërin për arsimin paralel shqip në Kosovë, në atë program, potencohej që Shteti Serb tutje duhet të tolerojë sistemin paralel. Dhe arsyetonte kështu: vetëm duke toleruar këtë sistem, që të zhvillohet në rrethana e kushte mjerimi, nëpër shtëpi private e garazha, ne do të arrijmë që në periudha afatgjata, ta shkatërrojmë arsimin shqip, këtë armë të fuqishme që vetë ua dhamë në dorë shqiptarëve!

Autorët e asaj ideje për arsimin paralel, pedagog të njohur, që e kishin paramenduar atë për 1-2 vite, pas luftës i kam takuar dhe kam diskutuar për këtë konstatim dhe orjentim të shtetit serb rreth arsimit paralel të viteve nëntëdhjeta.

Ata e pranonin  se projekti i ishte afruar LDK si emergjent, për 1-2 vite, derisa politika të ndërmirrte masa për dalje nga rrethi vicioz. Madje rrëfenin se fillimisht Rugova nuk e kishte mbështetur. Tek më pas, duket pasi ia kanë zbërthyer këshilltarët e tij më në detaje, e kishte mbështetur dhe ishte vënë në shërbim të tij, duke marrë plotësisht nën kontroll.

Njëri prej ideatorëve, marr vesh së fundmi, është duke pregaditur librin me kujtimet e tij lidhur me këtë çështje dhe ndeshtrashat e atij sistemi. Tok, edhe sot, pajtohemi se, ndaj arsimit shqip në Kosovë,  krimi ka filluar në epokën e “shtetit fiktiv” të Rugovës. Por ai, si njohës i mirë i arsimit,  insiston duke pohuar ndoshta me të drejtë, se ky krim është thelluar tutje, sidomos pas lufëts, kur Ministrin e Arsimit e kishte sërish nën  kontroll LDK. Fatkeqësia vazhdon tutje, duke u thelluar, kur atë ministri e merr PDK-ja, duke hapur universitete publike pa kriter. Krimi  si e keqe gjeneroze e llojit të vetë, tashmë ka metastazuar në përmasat e paparamenduara.

Rrugëdalja?

Studimi i PIZA-s, sot u bë publik. Ai  na e tërheq vëmendjen se ky krim tani ka përmasat kancerogjene dhe, vërtetë, vetëm një gjykatë e llojit të vetë, natyrisht jo Speciale, si kjo që i është imponuar Republikës sonë të zënë peng nga marionetat e Serbisë, por një gjykim politik publik, i përmasave të një kryengritjeje demokratike me karakter popullor. Ai gjykim,  që duhej t’ i bëhet kësaj klase politike që e ka sjellë arsimin në këtë “derexhe”, do mbështetje masive,  së pari nga armata e mësimdhënësve të ndërgjegjshëm dhe studentëve të pa shpresë, që të shndërrohet në një leksion i denjë për histori.

 

Share: