Replika mes kryeministrit Rama dhe ndjekësve të tij në rrjetin social Facebook. Shkak është bërë postimi i një videoje nga Rama, me të cilën fton shqiptarët të mos dëgjojnë llafet e kazanit, por t’i drejtohen qendrave për të bërë Check Up-in falas, për të shpëtuar jetën e tyre.
Poshtë videos, mes falënderimeve për punën e bëra nga qeveria, një komentues i kujton milionat e vjedhur nga ministri i Shëndetësisë Beqaj, ndërkohë që akuzon Ramën për depresionin ku i ka zhytur shqiptarët që po vriten e po vrasin veten përditë.
Duket se komenti e ka ‘inatosur’ kryeministrin, i cili nuk ia ka kursye përgjigjen, jo vetëm sqaruese, por edhe sugjeruese se cfarë duhet të bëjë.
Replikat
Rama: Mos dëgjoni zhurmën e kazanit kundër Check Up-it FALAS po bëjeni atë rregullisht sepse ju tregon atë që duhet të dini për trupin tuaj dhe kur jeni në rrezik JU SHPËTON JETËN!
Qytetari: Epo ti lutesh edhe per te bere kontrolle… Po leri ore rehat ne hallin e tyre. Kush te doje aty i ka. Juve bravo per kete mundesi
Rama: Informacioni i duhur per kete mundesi eshte detyre per mua Oliver dhe s’e kam hiç problem, edhe pse kjo qe thua s’eshte aspak keshtu, qe sidoqofte t’u lutem njerezve e te mos i le rehat nderkohe qe mund te jene ne rrezik per jeten e nuk e dine!
Qytetari: mos te degjojme zhurmen e kazanit por parate e beqajt…deriku do shkoni me talljen e kesaj shoqerie o z.km…e depresionuat duke e cuar te krimi makaber, qe eshte vrasja…
Rama: Serxho, nese ty te duket tallje qe 12 mije njerez kane parandaluar rrezikun e jetes fale Check Up-it dhe neqoftese ty te duket depresionim qe kjo qeveri po ben per vendin e per njerezit, çka nuk eshte bere ne 25 vjet bashke ne perpjekjen per te bere shtet e per te lehtesuar rrugen e individeve qe duan te jetojne me pune e jo me iphone te lidhur me facebook-un ne kafene, atehere mua nuk me mbetet vetem te te sugjeroj shume miqesisht, te cohesh nga tavolina e te shkosh ne biblioteke ose, fundja, te marresh ndonje liber me vete ne kafene! Sepse padija nuk eshte argument dhe komentet krejt pa lidhje si keto komentet e tua, jane vrasje makaber e kohes se cmuar per t’u bere njeri i afte e qytetar i mire!