Home KRYESORE Paralajmërimi frikshëm i Milenkos për shqiptarët: Të dielën do të ketë gjakderdhje

Paralajmërimi frikshëm i Milenkos për shqiptarët: Të dielën do të ketë gjakderdhje

Milenko Nedelkovski në portalin e tij në tekstin me titull “Porosi deri te VMRO”, shkroi mes të tjerash se do të mbushen kutitë e votimit në dobi të LSDM-së si dhe do të derdhet gjak.

“Të dielën në mënyrë masive duhet që të dilet dhe të votohet. Secili sipas mendjes së tij, moralit, dëshirës, perceptimit.

Në vendimin tuaj askush nuk guxon që të përzihet. Me fitoren e Trampit ka rënë frika se Bejli do të fle në KSHZ duke i përzier rezultatet nëse janë të afërta.

Rreziku që të dielën të vije deri te mundësia e ndihmës së MPB-së dhe Spasovskit në ambientet shqiptare që të mbushen kutitë e votimit për LSDM-në dhe të ketë incidente, gjakderdhje.

Për këtë arsye të gjithë prej herët në mëngjes duhet dal në vendvotime, që të kihet mundësi që cila do matricë e manipulimit t’i largohet nga duart që duan ta rrënojnë shtetin”, shkroi ndërmjet tjerash Nedelkovski, shkruan portali “BotaSot”.

Në Maqedoni mbahen zgjedhje, sot votojnë 325 qytetarët e parë

Ka filluar procesi zgjedhor i zgjedhjeve të nënta parlamentare, kësaj radhe të parakohshme. Zgjedhjet mbahen në Komisioni Shtetëror Zgjedhor, për anëtarët e komisioneve zgjedhore që do t’i organizojnë zgjedhjet në përfaqësitë diplomatike-konzullare të Maqedonisë.

Votimi ka filluar në ora 7 të mëngjesit dhe do të mbarojë në ora 19. Gjithsej do të votojnë 325 votues.

Përndryshe, në listën zgjedhore ka 1.784.416 votues. Nga ky numër, 1.531.368 votues janë të vendosur në listën e qytetarëve që janë në Maqedoni, kurse 230.122 të tjerë janë vendosur në një listë të veçantë, sepse punojnë dhe jetojnë përkohësisht jashtë vendit. Nga ky numër, vetëm 20.573 janë paraqitur për votim.

Në Diasporë votohet një ditë para zgjedhjeve në vend, pra më 10 dhjetor, nga ora 7 deri në ora 19./360grade.al

Share: