Në komunikimin e përjavshëm në Facebook, Kryeministri, Edi Rama ka marrë shumë kritika nga komentuesit për punën e bërë nga qeveria e majtë në këto tre vite.
Nje prej komentuesve i thotë të mos bëjë replikë më kritikat dhe i kujton se përgjigjen do ta marrin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Lexoni më poshtë debatin e Ramës me komentuesit në Facebook:
D.Kakeli Z. Kryeminister nuk kemi nevoje te na recitosh dhe te ne thuash cfare do ti. Por bashkbisedo me ne se realiteti nuk eshte ashu si e shef ti .
Edi Rama
Po pse si e shoh une realitetin sipas teje Drinis?
D.Kakeli
Edi Rama Nuk mund te quash sukses ne reformen ne arsim vetem se disa nxenes te shkelqyer kane dale mire ne test. Juve thoni qe iku koha e sistemit arsimor “rrumpalle” po sot ne shkolla japin mesim mesues me diploma te atij sistemi arsimor ” rrumpalle ” . Jemi i vetmi vend ku akoma brezi ri qe duhet te shkollohet beson shprehjen ” ste duhet gje shkolla por shkolla jetes ” . Gjithsesi kjo eshte nje teme e pafundme si cdo gje qe ne vendin tone ka nevoja te pafundme per permirsim .
Edi Rama
D. Kakeli me vjen keq po nje sukses eshte nje sukses dhe ne rastin konkret ky eshte nje sukses, e jo i vogek madje! Pastaj qe ka probleme ende sa te duash akoma per te zgjidhur besoj se kete e thashe vete apo jo? Keshtu qe realitetin e shoh siç duhet besoj, mos ki merak.
D.Kakeli
Edi Rama Ketu nuk jam dakort , se permendni me teper kete sukses qe per mendimin tim eshte i vogel ne krahasim me ate qe duhet ndryshuar. Prandaj them qe realitetin e shikoni ndryshe gjithsesi eshte kendveshtrimi juaj. Merak do vazhdoj te kem
B. Logu Bravo….. e kupton sa sa ne varferi jemi … kur prindi nuk mund te beje nje dhurate femise per festa…..
Edi Rama
Kur ende jo pak prinder qe nuk mund t’i bejne femijeve nje dhurate per festa, qe te jemi te sakte
A.Mjeshtri
Z rama prisnim me shum vende Pune me shum zhillim dhe Jo bllokim te sajtit te ambasadave sic dhe bet se edinit qe esht me keq sec ka qen para 2013 une habitem cilet Jan ata qe te thon qe shqiperia paska ndryshuar Jan thjesht servilat etu dhe ju lutemi mos bej replike me popullin sepse kjo gje sesht as professionale as gje eduhur gjsesi pegjigjen ke per ta mar kur te Ken zgjedhjet
Edi Rama
A. Mjeshtri pergjigjen do ta marrim bashke ne zgjedhje dhe do ta kuptosh se sa gabim je kur ta degjosh nga shumica derrmuese e shqiptareve!
V. Ndoj Kthyet luftën e klasave,historia dhe Zoti nuk do ju a falë!
Edi Rama
Ku zhvillohet kjo lufte Veronika?
V. Ndoj Ndaj meje është e hapur,dy largime,ne tre vjet të qeverisë tuaj! Im atë ish i dënuar i diktaturës më 20 viti,si e quan
Edi Rama
Me shkruani direkt ne email dhe do ta ndjek rastin tuaj edhe pse mund t’u siguroj qe tani se s’ka asnje lufte klasash ne Shqiperi!