Home KRYESORE Lufta botërore po nis, por nuk është fetare, është pasurore…

Lufta botërore po nis, por nuk është fetare, është pasurore…

Nga Viktor Buzhala

Lufta e tretë botërorë po niset… Por, kjo nuk është luftë relegjioze, është luftë e sistemit shoqëror në të cilin jetojmë. Globalizimi, si hallka e fundit e kapitalizmit po vazhdon t’i bëjë të pasurit edhe më të pasur, të varfrit edhe më të varfër. Përderisa, në botën perëndimore ekziston një sistem më demokratik që i lejon ta kenë një jetë më komode dhe varfanjakët i mban shpresa se një ditë do të shpikin Iphonen e tyre, në Lindje të Mesme dhe kjo shpresë po vdes.

Ata që kanë lindur të varfër, e që janë shumica, e dinë që do të vdesin të tillë. Pasurinë në perëndim të pasurit e marrin me dëshirë nga vendasit e tyre e nga e gjithë bota, ndërsa në lindje pasurinë e tyre të përbashkët e ka uzurpuar sistemi i Sheikëve. Njeriu shpresën e fundit e ka ne relegjionin, Fe.

Thonë se kur aeroplani rrëzohet, të gjithë pasagjerët, duke përfshirë edhe ateistët e deklaruar, bëhen besimtarë dhe fillojnë të luten. E besimtarët e pashpresë ndikohen e manipulohen më së lehti. E gjejnë fajtorin për të gjitha të këqijat e tyre në jetë dhe i vërsulen- vrasin të pafajshëm, shumica nga të cilët jetojnë një jetë të thjeshtë dhe janë të rrjepur njëjtë.

Në këtë situatë, perëndimi si pararendës i këtij sistemi që nuk po funksionon më, duhet të mendojë si t’i rishpërndajë të ardhurat në aspektin global, si ta transformojë këtë sistem. Natyrisht, mbi 80 për qind e fitimit të megakompanive botërore do të duhej të shkonte në edukimin e popujve të varfër. Ndryshe, rastet si ai i Parisit fatkeqësisht do të rriten.

Sot, pjesa më e madhe e familjeve me të ardhura mesatare harxhohen për Iphonë, lap-topë e vetura. Ato trashin xhepat e Bosave të një numri gjithnjë e më të vogël të njerëzve. Para 15 vjetësh i kishim së paku 10 brende të telefonave mobilë që dominonin botën, sot i kemi vetëm dy. E sa më i vogël numri i atyre që përfitojnë pasurinë globale, aq më i madh numri i të varfërve. E në këtë situatë vijë deri të pika e vlimit. E ai ndodhë aty ku temperatura është më e larta…

Share: