Home KRYESORE Rrëzohet aeroplani i Ministrisë së Mbrojtjes ruse, 39 persona në bord

Rrëzohet aeroplani i Ministrisë së Mbrojtjes ruse, 39 persona në bord

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se një prej avionëve të saj është rrëzuar gjatë aterimit në veri të Siberisë.

Të 39 njerëzit në bord kanë mbijetuar, por 32 prej tyre janë shtruar në spital.

Aksidenti ka ndodhur pranë qytetit Tiksi, mëngjesin e sotëm. Në kohën e aksidentit raportohet se kushtet atmosferike kanë qenë të këqija.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se hetuesit ushtarakë kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Përplasja mendohet së është shkaktuar nga një erë e fortë anësorë, citon agjencia e lajmeve RIA Novosti.

Avioni IL-18 kreu fluturimin e tij të parë në vitin 1957 dhe u bë një nga avionët më të njohur dhe më të qëndrueshme të kohës sovjetike.

58577c96c361881b178b458a

Share: