Home KRYESORE MURAT BASHA: EDI RAMA OSHT BO SI SHABON QOSJA

MURAT BASHA: EDI RAMA OSHT BO SI SHABON QOSJA

NGA MURAT BASHA

HAVA FRASHËRI ; TURPI MOR BIR ËSHTË SI TA DISH, DISA E KANË PËR TURP TË DALIN CVESHUR,DiSA TË TJERË E KANË PËR TURP TË DALIN VESHUR.

Jo vetëm diktatura komuniste por edhe PS-ja e sotme, konkretisht kryetari i saj Edi Rama vazhdojnë ta cilësojnë mbretin e shqiptarëve Ahmet Zogun si një tradhëtar. Cili është mendimi juaj, për cfarë qëllimi quhet i tillë edhe në ditët e sotme ?

Mbretina Shqiptare ka qënë dhe mbetet një simbol i madh, realisht edhe një shënjestër e madhe verbuese për komunistët,natyrisht edhe për pasardhësit e tyne ’’socialistë,,

Kryetari aktual i socialkomnuistëve,dikur mbrojtës i flkatë i të drejtës së referendumit për formën e rregjimit,por njëkohësisht edhe shumë dëshirmadh me aderu në rradhët e partisë së Mbretit në vite 91-92.Kohë e vështirë,kur gjithshka ishte e mundshme,cka e fuste idealin, idetë, andërrn, dëshirën, ambicjen, anariknë, dallkaukllëkun dhe pervresitetin në të njëjtën vrimë stëmadhe nga dilte britma e dhimbjes shkaktu nga dhuna e rregjimit,e përzime me objektivat okulte të veprimeve të drejtueme dhe fshehuna me kujdes nga shpërthimimi i parakohshëm i pasioneve të egra……

Ky fakt eshtë pazgjidhshmërisht i ngërthyem me moralin e gjithseicilit,por në perriudha ndryshimesh të mëdha apo ‘’dalldishë,,kolektive ,nga aleanca ndërmjet pasionit, interesit dhe intelektit malinj,mund të shpërfaqen mes nesh qënie me deformacione të ‘’frikshme,,sepse në demorkaci për shkak të lieralizimt.shpesh herë,veset private na shpërfaqen si virtyte publike….

Kryeministri Sali Berisha e ka vlerësuar mbretin e shqiptarëve si një njeri të zgjuar që diti të bëjë shtet, krijoi shtetin e parë model të shqiptarëve por ndryshe nga ai, Edi Rama mendon ndryshe, e ka quajtur një injorant ?

Me të drejtë z.Berisha kërkoi që historianët duhet ta nxjerrin historinë nga bunkeri dhe ta rishkrujnë,larg ndikimeve ideologjike dhe partiake.Republikanizmi nuk e ka pengu nji intelektual me integritet si z.Berisha të vlerësojë realisht dhe maksimalisht rolin e Ahmet Zogut, prej pavarsisë 1912,shtetformimit1920,veprimtarisë patriotike 1920-1924,konsolidimit të shtteit shqiptar nëpërmjet vendosjes së mbretnisë 1928-1939.Ndryshimi dhe progersi i Shqipnisë të atnye viteve është ende gjallë në kujteësn e të moshumve, në shtypin e huej të kohës, por mbi gjithshka asht e gjallë dhe prezente infrastruktUra dhe modeli i shkëlqyem shtentor, i ndërtum në kohën e mbretit.Iteligjencën e jashtëzakonshme u mundu ta përdori në interes të Shqipnisë dhe shqiptarëve.

Koha, njgjarjet dhe historianët e ndershëm po e naltësojnë përditë e më shuëm figurën patriotike të Mbretit ZOG,kjo si duket i ka shqetësu disa gjatosh liliput….të cilët në gjykimin për mbretin’’dehen,,nga kutërbmi gjakut dhe dhimbjes së shqiptarëve që del hala nga gjirizet e bllokut…

« Kurbani » i Edi Ramës e quan Ahmet Zogun një hamshor nga Mati ndërsa mbretëreshën Geraldinë një grua me gjinj të bukur. Si e konsideroni këtë ?

Autori i atyne rradhëve te turpshme,të rreshtume në librin që ju citoni asht anku sot e gjithë ditën,se z.Berisha asht marr ‘’sistematikisth,,me te,apo familjarët e tij…..E sot librëshkruesi guxon e merret me mbreitn e shqiptarëve por dhe paturpësisht me Mbretëreshen Geraldina,për të cilën edhe vetë pervevsi Enver Hoxha nuk guxoi të thoshtë qoftë edhe një fjalë fyese…Sidoqoftë Mbreti u martua vetëm nji herë,me nji zonjë e se nuk u martu me grate e shokëve, ose shoqet e grave…kjo historia e nagcmimeve më kujton një histori të vjetër Tironse…

Nji zotni i qujtun Shabon Qosja kishte qejf me bo shaka,bile edhe me u ngacmu në kuptimin vërtetë të fjalës, Vetëm me disa njerez të vecantë,si psh ish futbollisin e njoftun Perikli Dhales….por kishte dit kur askush nuk ja kishte ngen z.Shabonit me u ngacmu me te …..athere ai dilte dera e dyqonit dhe i thoshte psh Perikliut,home shaj pota majti b….. hunderr sot,se shef se ckom e tbo…..e njerzit qeshnin.

Një burrë nuk ka nevojë me shkrujtën nji libër për vete, nji burrë ban vepra….që ja shkrujnë libra të tjerët,ja bajnë kangë ose i tregojnë si histori valixhe të cilat sipas mediave të huaja i numëronte vet në cdo stacion. Si qëndron e vërteta ?

Varet se cfare ka lexu autori i librit dhe si i pëlqen me i itnerpretu njgjarjet.Shpesh herë njerzit atë që kanë brënda vetes kërkojnë ta gjejnë tek të tjerët,por në këtë rast do desha me ju referu Papa Ratzingerit se;Pasuria nuk është e mira absolute,mbi gjithshka ajo nuk garanton shpëtimin …. .përkundrazi mund ta kompromentojë atë…Më vijnë ndërmënd fjalët e Fabricio Moros:Mendou…mendohu para se të flasësh keq për dikë, mendohu para se të gjykosh dikë, mendohu para se të tërheqësh këmbëzën…..dhe njeriu vritet edhe pa tërhequr këmbëzën….kjo është fjala e pavërtetë, rrena, mashtrimi.Por këto mashtrime të ulta bahen pluhun e hi, para madhështisë dhe shkëlqimit të veprës te Mbretit ZOG. Për ta mbyllur do të sjell para pulbikut fjalët e stërgjyshes time Hava Frashëri (ose hanko Havaja);TURPI MOR BIR ËSHTË SI TA DISH,DISA E KANË PËR TURP TË DALIN CVESHUR,DISA TË TJERE E KAN PËR TURP TË DALIN VESHUR

Botuar 5 vite perpara te Panorama.al

Share: