Home KRYESORE Taksisti rrëfen si e dhunuan badigardët e Ramës

Taksisti rrëfen si e dhunuan badigardët e Ramës

Taksisti Niko Dinko ka dëshmuar për mediat se si e rrahën truprojat që shoqëronin kryeministrin Edi Rama në Korçë vetëm për arsye se ai thirri “Poshtë Edi Rama, Rroftë Ben Blushi. Rrëfimi i tij është postuar nga drejtuesi i partisë LIBRA në faqen e tij në Facebook. Dinko thotë se është dhunuar jo vetëm nga garda, por edhe nga policia. “Më morën dhe më bënë një xhiro dhe më lanë andej. Nëse do të kisha pasur ndonjë problem nuk do të më lëshonin, por do më çonin në polici”, thotë taksisti në rrëfimin e tij që është një akuzë e rëndë si për Gardën e Republikës ashtu edhe për Policinë e Shtetit, e po ashtu edhe për kryeministrin Edi Rama, pasi dhuna ka nisur në prani të tij.

Çfarë ndodhi pak ditë më parë kur erdhi Rama në Korçë?

Kalonte Edi Rama para gjykatës dhe unë nga krahu tjetër them “Poshtë Edi Rama, rroftë Ben Blushi. Ben Blushi intelektuali i Korçës do të ta hajë kokën ty”. Kaq. Edi Rama e ktheu kohën dy herë dhe u lëshuan si bisha shoqëruesit e tij. Më kapën për qafe, më grisën. Ishte një Maringlen, shef rendi, por në fakt është kriminel. Maringleni më hipi përsipër me gjithë forcën e tij dhe më mori e më futi në makinë. Më kanë bërë një xhiro dhe më çuan sërish atje ku më morën. Nëse do kisha ndonjë problem do më çonin në polici, nuk do bënin xhiro me mua. i dha urdhër një tjetri, por ai nuk e pranoi dhe tha: nuk bëri mirë ai që të të merrte kështu me kaq fjalë sa the ti.

Kur i the Ramës “Blushi do të të hajë kokën”, të dëgjoi? Çfarë të tha?

Asgjë. Ktheu kokën. Më pas u çuan ata silurat e tij, ata zagarët, servilët e tij. Më i dhunshmi ishte Marigleni. Për të mbajtur vendin e punës më dhunoi mua.

Bëtë denoncim?

Do shohë si do dalë grafia te spitali dhe do ndjek rrugën ligjore.

Ju po e prisnit Ramën apo ishit rastësisht aty?

Rastësisht isha. Shpreha urrejtjen që kam ndaj tij. Për mua ky është Bashar Al Asad në Shqipëri dhe duhet shkulur patjetër. Për mua atë do ta heqë Ben Blushi. Intelektuali me një piktor nuk është i barabartë. Edhe një fëmijë mund të dalë në terren dhe të bëjë një pikturë. Rama kaq nivel ka. /Lapsi.al

Share: