Nga Bashkim Zahaj
…..Po, kur te vjedhin vdekjen eshte me keq se vetë vdekja. Ta vjedhin…nuk te lene te jete e jotja. Jo , ta vjedhin pasi jane mesuar me vjedhjen dhe grabitjen. E ku ka me mire se nje vdekje artisti ? E kam fjalen per vdekjen e vertete, ate qe mbyllim syte e nuk shohim me perreth, se vdekjen e zakonshme e kemi perdite. Ate nuk na e marrin….e ç’ti maresh asaj ….aparamentet ku jetojme ne krahasim me vilat e tyre jane lecka, apo te marrin pensionet apo pagat e artisteve…qesharake.
Apo te marrin pronat…. e ku kane artistet, prona e tyre eshte mare me qindra here ajo eshte arti i tyre nga e cila ata nuk nxorren asnje qindarke….e ç’te na marrin tjeter..? Vdekjen, po po vdekjen ta marrin, e bejne te tyren, e kthejne ne kontribut ne lavdi te vetes , ne mirqenie, ne politike ne jeten e perditshme.
Ti ri ne arkivol, i mbyllur,i humbur, i varfer drejt ikjes pa kthim……”ai “(ata) rri siper, te vendos nje buqete e flet per ty si te ishit vellezer,” ai” qe te tall, qe s’te paguan, qe te mbyll teatrin, qe mbyll filmin, qe shkurton organikat qe s’te respekton e vlereson per gjithe ate kontribut tendin, “ai”(ata) qe ben politiken e vjedhjes edhe te shpirtit. Ti rri ne ajer i dale zvare nga trupi jot e nga kutia e drunjte e thua ……
EDHE VDEKJEN MA VODHEN……..por askush nuk degjon me.