Home KRYESORE Mos e kryqëzoni Ledinen për lakuriqësin femërore

Mos e kryqëzoni Ledinen për lakuriqësin femërore

Nga Anila Kruti

Para pak ditesh me daljen ne skene te Ledines si prezantuese e festivalit te 55 me nje veshje qe tregonte me shume lakuriqsi sec duhet, shperthyen rrjetet sociale me komentet perbuzese e fyerje nga me te ndryshmet .Ajo qe me ben me shume pershtypje eshte pse kaq impakt te madh per nje lakuriqsi femerore? Ku ishin fshehur keta njerez kur dhunohet nje femer? Kur vrihet ne menyre makabre nje grua?

Kur dhunohet nje femije? Ku ishin?! Ku ishit njerez te mire?

Kaq pershtypje u ka bere lakuriqsia e nje femre qe ne fund te fundit nuk i ben keq askujt pervec vetes se saj.Ju ben pershtypje lakuriqesia e prezantueses kur ketu ne skenen e jetes sone cdo gje eshte krejt lakuriq!

Ka me lakuriq se biografia e zeze e deputeteve te parlamentit qe u kemi besuar zhvillimin e vendit!? Te ardhmen tone!

Ku ka me lakuriq se kaq; drejtimin e administrates e kane marre ne dore injorantet, mediokrit, pazarxhinjte!

Ku ka me lakuriq se kaq; mijëra te rinj te afte pa pune!

Kjo eshte lakuriqësi qe duhet te na dhembin syte tek e shohim para nesh. Lakuriqësi qe duhet ta përbuzim!

Ledina pas ketij sulmi ne rrjetet sociale do mundohet te mbulohet. Ajo qe do te prezantoje festivalin e radhes ka mundesi te mbulohet me shume sec duhet. A do ta mbulojme dot kete lakuriqësi qe po na tall me hipokrizinë e saj.

Share: