Home KRYESORE “ROSSIJSKAJA GAZETA” – Rusia i përgjigjet CIA-s për taktikat e luftës në...

“ROSSIJSKAJA GAZETA” – Rusia i përgjigjet CIA-s për taktikat e luftës në Siri

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov iu kundërpërgjigj deklaratës së kreut të CIA-s, Xhon Brenan se Rusia përdor në Siri “politikën e tokës së djegur”. “Herët ose vonë, e gjithë kjo duhet të merrte një përgjigje. Për këtë arsye, sa më pak kohë që mbetet para largimit të administratës aktuale amerikane, aq më shumë “këngë mjelme” do të dëgjohen nga shumë prej përfaqësuesve të saj rusofobë”, tha zyrtari rus.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes tha se rezultatet reale të veprimeve të Rusisë në Siri janë të njohura nga CIA. Më e rëndësishmja është se rezultati i Rusisë pa SHBA-në menaxhohet së bashku me Iranin dhe Turqinë dhe tani jemi në prag të nënshkrimit të një marrëveshjeje me forcat e opozitës siriane për ndërprerjen e armiqësive përgatitjen e negociatave për zgjidhjen e konfliktit sirian.

Igor Konashenkov kujton edhe origjinën e termit “tokë e djegur”. Në veçanti, bëhet fjalë për përdorimin e armëve bërthamore të amerikanëve në Japoni, në vitin 1945, ku fshinë nga faqja e dheut Hiroshimën dhe Nagasakin duke vrarë më shumë se 200 mijë banorë.

Përveç kësaj, ai vuri në dukje se SHBA-ja hyri në luftë në dekadat e fundit në Jugosllavi, Irak, Afganistan dhe Libi, në të cilat shkatërroi infrastrukturën ekonomike të këtyre vendeve. Ndërsa bombardimet e aleatëve të Amerikës në Siri synuan dobësimin e qeverisë së Sirisë, por çuditërisht lejuan militantët të vazhdonin me shitjet e paligjshme të naftës duke fituar dhjetëra miliona dollarë çdo muaj, tha Konashenkovi./360grade.al

Share: