Një kumtesës e kundërt me atë të Ambasadës amerikane në Beograd ka ardhur nga Zyra e shtypit e kryetarit të Serbisë Tomislav Nikoliç pas takimit të këtij të fundit me ambasadorin amerikan Kyle Scott.
Nikoliç, sipas deklaratës publikuar nga B92, i ka thënë Scottit se e kupton se Amerika pa kusht përkrah diçka në krijimin e të cilës ka ndikuar drejtpërdrejt (ai nuk e përmend Kosovën) dhe se Washingtoni zyrtar me zbatimin vullnetit të vet ka shkaktuar shumë probleme, por shpreson se me administratën e re kjo sjellje e deritashme do të pushojë.
Kryetari serb veprimin e Kosovës rreth trenti e ka quajtur të papranueshëm.
“Për ata (shqiptarët) është provokim treni i dekoruar me simbolet serbe dhe se kundër këtij treni ishin nisur me bomba e tyta të gjata pa leje të KFOR-it. Askush s’e shtron pyetjen pse nëpër territorin e Kosovës shkohet me simbole të Shqipërisë së madhe dhe që publikisht promovohet kjo ide e pakuptimtë“, ka thënë Nikoliç. Ai ka theksuar se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës pa marrë para sysh se fuqitë e mëdha që e promovuan atë.
Ambasadori i SHBA Scott ka theksuar se dy palët nuk mund ta bindin njëra – tjetrën rreth statusit të Kosovës. Nikoliq në fund është ankuar pse i është ndaluar vizita në Kosovë, pse është kthyer treni në Rashkë dhe pse ende nuk është formuara Asociacioni i komune serbe.