Home KRYESORE Mund të ketë premtime për pronën në zgjedhjet e 2017?

Mund të ketë premtime për pronën në zgjedhjet e 2017?

Nga Kasem Seferi

Natyrisht, në zgjedhjet e 2017, do të ketë edhe premtime për pronën, sikundër ka patur që nga viti 1991 (me “madhështorin” 1705). Me këtë rast, meqenëse nuk jam “analist” i paguar, madje jam, thjesht, një pensionist, po jap mendimin tim se çfarë mund të merrej në konsideratë për premtime të mundshme.

Arsyeja e këtij mendimi është të qenit anëtar të BE – së sipas prirjes për të qenë jo vetëm gjeografikisht por dhe jetësisht në tregun e përbashkët.

Justifikimi dhe shfaqja e të drejtave të pronës

Të drejtat e pronës japin nxitës për punësi dhe për t’i mbajtur gjërat jetëgjata, për arsye se se këto të drejta bëjnë të mundur tregtinë dhe, se në qoftë se të drejta të tilla mungojnë, individët bëjnë përpjekje për t’ia marrë pronat njeri – tjetrit, po ashtu duke mbrojtur proat e tyre.

Të drejtat e pronës duhet të parashikohen se shfaqen kur përparësitë e tyre bëhen mjaftueshmërisht të mëdha.

Ndarja e të drejtave të pronës

Të drejtat e pronës mund të shikohen si të përbëra prej të drejtave zotëruese (të drejtat e përdorimit) dhe të drejtave për të transferuar të drejtat zotëruese. Në këtë mënyrë, ajo që zakonisht konceptohet si pronësi (të thuhet, e tokës) sjell si prirjen shumë të madhe të të drejtave zotëruese (të drejtat për të ndërtuar mbi tokë, për të mbjellë mbi të, sipas pjesës më të madhe të ngjarjeve të papritura dhe në të ardhmen e pafund), si dhe të drejtave shoqëruese për t’i transferuar ato.

Të drejtat e pronësisë mbi pronat, zakonisht, mbahen në vile (si vilet e rrushit) të grumbulluara por, gjithashtu, ka ndarje domethënëse të të drejtave në mënyrë bashkëkohore, me kalimin e kohës dhe ngjarjeve të rastit dhe në lidhje me faktin nëse të drejtat janë zotëruese, ose janë për t’u transferuar.

Për shembull, një pronar toke nuk mund të mbajë të drejta zotëruese të plota, në atë që të tjerët mund të zotërojnë një lehtësi që u jep atyre të drejtën e kalimit mbi tokën e tij, ose të drejtën për të marrë lëndë druri, ose të drejtën për të nxjerrë naftë në qoftë se zbulohet (në këtë mënyrë një të drejtë të ngjarjes së rastit).

Një marrëveshje qiraje përbën ndarjen e të drejtave të pronës me kalimin e kohës. Marrëveshjet e mirëbesimit, të tilla si ato sipas të cilave një i rritur menaxhon pronën për një fëmijë, ndajnë të drejtat zotëruese dhe të drejtat për t’u transferuar.

Ndarja e të drejtave të pasurisë mund të jetë e vlefshme kur palë të ndryshme nxjerrin përfitime të ndryshme nga ato, për arsye se fitimet mund të arrihen atëhere në qoftë se caktohen të drejtat për ato që marrin pjesën më të madhe prej tyre. Megjithëatë, mund të ketë dizavantazhe për ndarjen e të drejtave, që përfshijnë faktin se mund të ngrihen faktorë të jashtëm (një person me të drejtën e kalimit mund të prishë të lashtat).

Prona publike dhe marrja e saj; marrjet dhe kompensimi

Kur shteti dëshiron të marrë pronë për përdorim publik, ai duhet ta blejë ose ta marrë atë, nëpërmjet ushtrimit të pushtetit të pronës së përgjithshme dhe, në rastin e fundit fare, në mënyrë tipike, ligji duhet të sigurojë se shteti duhet të kompensojë pronarët e tokës për vlerën që u ka marrë atyre (për shembull, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, neni 41, pikat 3,4 dhe 5).

Diferenca, ndërmjet blerjes dhe marrjeve të kompensuara, tregon se shumat që marrin pronarët përcaktohen nga negociata në rastin e parë por, në mënyrë të njëanëshme, nga shteti në rastin e dytë dhe, për shkak të gabimeve, në përcaktimin e vlerës nga shteti.

Shqetësimi rreth sjelljes së zyrtarëve të qeverisë, rregullisht, blerja duhet të jetë eprore për marrjet e kompensuara; megjithëatë, kur shtetit i nevojitet të grumbullojë shumë parcela me kufij të përbashkët, të tilla si për rrugë, marrja nga blerja mund të parandalojë problemet e jashtme, duke e bërë pushtetin të marrë, shoqërisht, përparësi.

Duke marrë me mend se ka një arsye për shtetin të marrë pronën, kërkesa për të paguar kompensimin mund të ulë poshtë problemet e mbizellshmërisë, ose abuzimit të autoritetit nga zyrtarët publik, ndonëse kjo mund t’i acarojë gjithashtu problemet potenciale të veprimtarisë tejet të pakët publike, për arsye se autoritetet publik nuk marrin në mënyrë direkte përfitime nga marrjet.

Pagesa e kompensimit mund t’i çojë gjithashtu pronarët të investojnë me tepri në pronë.

Marrja e pronës së gjërave pa pronar

Ligji duhet të përcaktojë ndën cilat kushte një person do të bëhet, paraprakisht, pronar ligjor i pronave pa pronar, të tilla si kafshët e egra, peshku, minerali dhe rezervat e naftës. Sipas praktikës së gjetësit dhe mbajtësit, nxitësit për të investuar në kapjen (të tillë përsa i përket gjuetisë për kafshë ose eksplorosh për naftë) janë optimal në qoftë se vetëm një person po bën përpjekje.

Megjithëatë, në qoftë se shumë individë kërkojnë pronat pa pronar, ata do të investojnë një shumë shoqërisht të tepruar të burimeve në kërkim si investimi i një personi, të paktën, pjesërisht, do të shkojë në kurriz të gjasës së personave të tjerë për gjetjen e pronave pa pronar.

Aspekte të ndryshme të ligjit e përmirësojnë këtë problem të përpjekjes së tepruar të kërkimit, sepse, dukshëm, janë shembuj se rregullat mund të kufizojnë sasitë që mund të merren për peshk dhe kafshë të egra; ose e drejta për të kërkuar për minerale në oqean mund të jepet me ankand dhe të drejtat e nxjerrjes së naftës mund të caktohen për një palë.

Marrja e titullit të mirë kur shitet prona

Vështirësia e shoqëruar me shitjen e pronës që mund të zgjidhë një sistem ligjor është vendosja e vlefshmërisë së pronës ose titulli dhe një titull i mirë është i rëndësishëm për tregti, që nga koha që blerësit duan të sigurohen se ata i kanë të drejtat e pronës të cilën ata blejnë.

Por, në qoftë se çdo shitje i jep blerësit titullin e mirë, inkurajohet vjedhja, që nga koha që vjedhësit mund t’i shesin më pas lehtësisht pronësinë e vjedhur. Prandaj, sipas sistemit të regjistrimit, titulli i mirë nënkupton se emri i dikujt listohet në regjistër si pronar dhe titulli i kalon në kohën e shitjes me një ndryshim të autorizuar në regjistër (rastet e regjistrimit të një prone nga disa pronarë).

Si rrjedhim, blerësit mund të përcaktojnë qartësisht nëse ata po marrin një titull të mirë duke verifikuar regjistrin dhe një vjedhës nuk mund ta shesë pronën e vjedhur lehtësisht duke pretenduar se ka një titull të mirë; megjithëatë, regjistrat janë të kushtueshëm për t’i vendosur dhe mbajtur.

Në mungesë të regjistrave, ligji mund të përdorë praktikën origjinale të pronësisë, sipas së cilës blerësi nuk e fiton titullin e mirë në qoftë se shitësi nuk ka një titull të mirë dhe, në mënyrë alternative, sipas praktikës së blerjes në mirëbesim, një blerës e merr titullin e mirë për aq kohë sa ai kishte arsye të mendojë se shitja ishte legjitime, megjithëse gjëja e shitur në fakt merret në mënyrë të gabuar.

Kjo praktikë e bën vjedhjen më joshëse për arsye se vjedhësit shpesh do të jenë në gjendje ta shesin pronën e tyre te blerës që do të motivohen të “besojnë” se shitjet janë në mirëbesim.

Zotërimi i pavolitshëm

Doktrina ligjore e zotërimit të pavolitshëm lejon tranferimin jo vullnetar të tokës ku një person gjykohet se bëhet një pronar ligjor i tokës në qoftë se ai merr zotërimin e saj dhe e përdor atë haptazi për të paktën një periudhë të përshkruar, të tillë si dhjetë vjet.

Mund të duket se kjo praktikë mund të shihet e dëshirueshme për arsye se ajo inkurajon përdorimin e tokës djerrë, por kjo nuk i jep rëndësi mundësisë se mund të ketë arsye të mira për ta lënë tokën djerrë, plus një zotërues të ardhshëm të pavolitshëm që gjithnjë mund të bënte pazar me pronarin për ta dhënë me qira ose blerë token.

Për më tepër, praktika i nxit pronarët t’i shpenzojnë burimet duke ruajtur me roje inkursionet dhe zotëruesit potencialë të pavolitshëm për t’u përpjekur për zotërim. Justifikimi historik për këtë lloj praktike është se, para se të ekzistonin regjistrat e besueshëm të tokës, ajo lejonte shitësin e tokës të vendoste një titull të mirë relativisht lehtë për një blerës; shitësit i nevojitej vetëm të tregonte se ai ishte në atë tokë për periudhën e përshkruar.

Kufizimet e shitjes së pronës

Shpesh, kufizimet ligjore vendosen mbi shitjen e mallrave dhe shërbimeve dhe justifikimi standart për këtë janë faktorët e jashtëm. Për shembull, shitja e fishekzjarreve mund të ndalohet për shkak të faktorit të jashtëm që krijon pronësinë e tyre, kryesisht, duke i vënë të tjerët në riskun e dëmtimit.

Justifikim tjetër standart, për kufizime ligjorë mbi shitjen, është mungesa e informacionit të konsumatorit. Për shembull, një ilaç nuk mund të shitet pa përshkrimin për shkak të frikës se ndryshe blerësit nuk da përdornin atë në mënyrën e duhur.

Megjithëatë, më saktë se sa të kufizojë shitjet, qeveria mund të furnizojë informacionin e përshtatshëm, duke u treguar se ilaçi ka efekte të rrezikshme anësore, ose se duhet të merret me këshillën e mjekut ekspert.

Faktorët e jashtëm

Kur individët e përdorin pronën ata mund të shkaktojnë faktorë të jashtëm që, kryesisht, mund të dëmtojnë ose t’i japin përfitime të tjerëve. Si problem i përgjithshëm, shoqërisht e dëshirueshme për individët, do të ishte ose dë të bënin më shumë se sa është në interesin e tyre vetiak për t’i zvogëluar faktorët e jashtëm dëmtues dhe për të vepruar kështu me qëllim që të rrisin faktorët e jashtëm përfitues.

Vendimi shoqërisht optimal i faktorëve të jashtëm dëmtues shpesh përfshin sjelljen e viktimave si dhe atë të dëmtuesve dhe, në qoftë se viktimat mund të bëjnë gjëra për të zvogëluar shumën e dëmit më të lirë se sa dëmtuesit (të thuhet të instalojnë filtra për të shmangur ndotjen), është optimale për viktimat që të veprojnë kështu. Për më tepër, viktimat nganjëherë mund t’i ndryshojnë vendndodhjet e tyre për të zvogëluar ekspozimin e tyre kundrejt dëmit.

Ndërhyrja ligjore mund t’i përmirësojë problemet e faktorëve të jashtëm dhe si formë madhore e e studjuar e ndërhyrjes është rregullimi direkt, sipas të cilit shteti kufizon sjelljen e lejueshme, të tillë si kërkesën që fabrikat të përdorin pajisjet që nuk lejojnë hedhjen e tymit në ajër.

Ngushtësisht e lidhur më këtë është urdhëresa, sipas të cilës një viktimë potenciale mund të sigurojë fuqinë e shtetit për ta detyruar një dëmtues potencial që të marrë hapa për të parandaluar dëmin ose të ndalojë veprimtarinë e tij.

Shoqëria mund të shfrytëzojë, gjithashtu, nxitësit tatimorë për t’i nxitur dëmtuesit të zvogëlojnë faktorët e jashtë dëmtues dhe sipas tatimit korigjues, një palë i paguan shtetit një shumë të barabartë me dëmin e parashikuar që ai shkakton, si për shembull, dëmi i parashikuar për shkak të shkarkimit të një ndotësi në liqen.

Ka, gjithashtu, një detyrim, ose mjete me nismë private për sigurimin e nxitësve financiarë, sipas të cilëve dëmtuesit paguajnë për dëmet e bëra në qoftë se hidhen në gjyq nga viktimat.

Këto metoda ndryshojnë në informacionin që i nevojitet shtetit për t’i zbatuar ato; në nëse ato kërkojnë ose të kontrollojë informacionin që kanë viktimat rreth dëmit dhe, në aspekte të tjera, të tillë që secili mund të jetë epror për tjetrin në rrethana të ndryshme.

Nganjëherë, palët e ndikuara nga faktorët e jashtëm do të kenë mundësinë të bëjnë marrëveshje përfituese të ndërsjella me ato që gjenerojnë faktorë të jashtëm.

Por, pazari mund të mos ndodhë për shumë arsye si problemet e veprimit kolektiv (të tillë si kur shumë viktima secili përballin dëme të vegjël) dhe mungesa e njohurive për dëmin (të tilla si nga një kancer i padukshëm).

Në qoftë se pazari ndodh, ai mund të mos jetë i suksesshëm, për shkak të informacionit asimetrik dhe, shpesh, këto vështirësi, që e bëjnë pazarin një zgjidhje problematike për problemet e shkaktuara nga jashtë, nënkuptojnë se nevojiten rregullat e detyrimit.

Të drejtat e pronës në informacion

Dhurimi i të drejtave të pronës në informacion, veçanërisht, dhënia e patentave për shpikje dhe të drejtave të autorit për veprën e shkruar dhe disa përbërje të tjera, përfshin një përfitim madhor shoqëror (sigurimin e nxitësve për të krijuar vepra intelektuale) por, gjithashtu, një dizavantazh shoqëror (krijimin e fuqisë për ta vënë çmimin mbi koston margjinale).

Ligji i patentës dhe i së drejtës së autorit është shqyrtuar për vërtetuar se si të pasqyrohet kompensimi ndërmjet këtij përfitimi dhe mungesës së përparësisë.

Një formë e dalluar e mbrojtjes ligjore është ligji sekretit tregtar, që përbëhet nga doktrina të ndryshme të ligjit të kontratës dhe të dëmit, që shërbejnë për të mbrojtur një hapsirë të informacionit të vlefshëm, në mënyrë tregtare, që nuk është (ose nuk mund të jetë) i mbrojtur nga patenta ose e drejta e autorit.

Alternativa për të drejtat e pronës në informacion, për shtetin, tregon se si shteti duhet të ofrojë shpërblime për krijuesit e informacionit dhe për informacionin që zhvillohet për të qenë në dispozicion për të gjithë ata që e duan atë.

Në këtë mënyrë, autori i një libri do të merrte një shpërblim nga shteti për një libër të shkruar, mundësisht dhe bazuar mbi shitjet e librit, por çdokush që do ta riprodhojë dhe ta shesë atë mund të bënte kështu. Një sistem i tillë do të krijonte nxitës për krijimin e informacionit pa shtrembëruar çmimet, por kërkon që shteti të zgjedhë hapsirën e shpërblimeve.

Të drejtat e pronës në markat tregtare

Shumë mallra dhe shërbime identifikohen nga markat tregtare, të cilat kanë vlerë shoqërore thelbësore, për arsye se për konsumatorët mund të jetë e vështirë të përcaktohet, në mënyrë direkte, cilësia e mallrave dhe shërbimeve.

Markat tregtare ua bëjnë të mundur konsumatorëve të blejnë mallra dhe shërbime mbi bazën e cilësisë së produktit pa u kërkuar konsumatorëve ta përcaktojnë cilësinë në mënyrë të pavarur.

Kasem Seferi – ekonomist

Share: