Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump dhe presidenti rus, Vladimir Putin, javën që vjen pritet të bisedojnë në telefon, ku Putin do ta urojë Trumpin për zgjedhjen e tij si president i SHBA-ve.
Pas kësaj bisede pritet të bëhet edhe një plan për takimin i cili pritet të mbahet së shpejti, Trump-Putin, i cili me gjasë do të ndodh në Evropë.
Pas kësaj, kanë filluar të reagojnë edhe mediat e ndryshme, shkruan “ekspress”.
Janë mediat serbe të cilat shkruajnë se presidenti turk, Erdogan, do t’i kërkojë atyre në takimin që do kenë që Kosova mos të preket si shtet i pavarur.
Madje do të kërkojë nga Rusia që ta njohë atë në mënyrë që SHBA dhe Turqia ta njohin Krimenë si të pavarur, dhe ky do të ishte konsesusi më i mirë që do të mund të ndodhte në favor të Kosovës, shkruajnë mediat serbe.