Home KRYESORE Zgjedhje në partine republikane ne SHBA prej të cilave kemi shumë ç’të...

Zgjedhje në partine republikane ne SHBA prej të cilave kemi shumë ç’të mësojmë!

Nga Enri Çeno*

Është kënaqësi të ndihesh pjesë e një strukture demokratike të mirëfilltë, si ajo që pamë këtu, në Mbledhjen e Dimrit të Komitetit Kombëtar Republikan në Uashington.

Pas fitores historike të së djathtës amerikane, republikanët e të gjitha shteteve u mblodhën për të ri-zgjedhur kryetarët e strukturave të partisë. Kjo sepse kryetarët e mëparshëm u emëruan në poste drejtuese në administratën Trump, dhe për amerikanët dallimi midis posteve politike dhe atyre në administrate është i padiskutueshëm.

Me mirënjohje që mu dha rasti të marr fjalën në një takim si ky, diskutova se sa e rëndësishme është për një forcë si Partia Demokratike orientimi i qartë ideologjik. Pata kënaqësinë të dëgjoj shprehjet e mbështetjes maksimale për të djathtën dhe për çdo lëvizje konservatore shqiptare pro vlerave dhe pro jetës. U ndjeva i prekur kur më siguruan se ekziston dëshira, mundësia dhe vullneti absolut për mbështetje për Shqipërinë.

Me zotërinjtë Ed Cox nga Nju Jorku, Cindy Costa nga Karolina e Jugut, Rick Bennet, nga Main dhe Bob Paduchik, bashkëkryetarin e zgjedhur të Komitetit Kombëtar, patëm mundësinë të flisnim për Shqipërinë. Vlera e këtyre bisedave rritej nga fakti që këta lidera republikanë ishin të përfshirë në një proçes të brendshëm zgjedhor.

Zgjedhje të brendshme prej të cilave kemi shumë ç’të mësojmë!

*Enri Çeno eshte pjese drejtuese e Komitetit per Drejtat e Njeriut ne Partine Demokratike

Share: