Nga Skender Jashari
I paraprirë edhe nga terrori dhe akte terroriste në vazhdimsi, që ushtrohet nga Serbia dhe dorëzgjaturit e saj si: shpërngulje të popullsisë Shqiptare nga vatrat shekullore; keqtrajtime dhe rrahje brutale e qytetarve Shqiptar; mos lejimi i kthimit të të shpërngulurve; heqja e shtetësisë; militarizim; ndalim i çdo festimi të festave kombëtare; ndalimi i përdorimit të Simboleve Kombtare; arrestime për kinse vepra terroriste dhe krime lufte; bastisje me brutalitet; lëvizje të policisë, ushtrisë dhe xhandarmërisë nëpër qendra vendbanimesh duke terrorizu qytetarët; legjitimim të qytetarve nëpër fusha dhe male të Luginës; vrasje fëmijësh; vrasje të të burgosurve shqiptar nëpër burgjet e Serbisë; dërgimi i flet-thirrjeve për t’a kry shërbimin ushtarak të Serbisë; bastisje për armë; bastisje për veprat kriminale ordinere, duke i kthy ato në mjet për terror ndaj të tjerve; ndalim të librave Shqip; biseda informative për disa ish-luftëtarë të dalluar të UÇPMB-së; vrasje dhe tentim-vrasje në Luginë, por edhe në Republikë të Kosovës të disa veprimtarve politik dhe të ish-UÇPMB-së; djegëje të shtëpive dhe objekteve përcjellëse; djegëjë të pronave( fushave) dhe maleve; djegëje të shtëpive dhe objekteve të caktuara( të ashtuquajtur nga Serbia si armiqë të saj); përdhunim vajzash të mitura të familjeve të caktuara; sulme fizike, rrahje, therrje, plagosje të luftëtarve të dalluar të UÇPMB-së në Luginë; tentativa për tjetërsim kombtar të Shqiptarve të Luginës; shpërngulja për në vendet e BE-së, kryesisht luajti rrolin e lehtësuesit dhe organizuesit të fshehur; shtyrjen e fshehtë të të rinjëve Shqipëtar që të shkojnë në Siri gjatë viteve 2012-2016; mos njohje diplomash universitare të universiteteve Shqiptare; etj.
Po ashtu për më shumë, Serbia u tregu tejet armiqësore edhe kundër Kosovës, por edhe kundër disa shteteve të tjera të rajonit, përfshi edhe Bosnjën, Malin e Zi( duke tentu marrjen e pushtetit dhunshëm në zgjedhjet parlamentare të saj),Maqedoninë, po ashtu edhe Kroacinë etj.
Ndërsa më 20 janar 2013, në mëngjes ora 06:40, xhandarmëria e Serbisë, dhunshëm në gatishmëri lufte e bënë heqjen e lapidarit të Dëshmorve të Kombit tonë, të vendosur në qendër të Preshevës-përball kuvendit komunal. Kjo përmendore e vendosur më 28 nëntor 2012, në përvjetorin e pavarsisë së Shtetit Amë.
Aksioni për heqjen e lapidarit, ishte organizuar që më 19 janar 2013, pra ditën e shtunë, ku forcat e xhandarmërisë ishin vendosur nëpër pika kyçe të qytetit të Preshevës, duke blloku çdo mundësi reagimi të qytetarve a luftëtarve Shqiptarë! Askush nga qytetarët dhe as politikanët lokal Shqiptarë, nuk mund të arsyetohen që nuk kishin informata, që në ditët në vazhdim do heqej lapidari! Në medie ishte publiku që merrnin pjesë rreth 200 xhandarë, të armatosur rëndë, aq sa shiheshinn vetëm në qendër të qytetit pranë lapidarit gjatë heqjes së tij! Vlersimet e qytetarve ishin në shifra shumë më të mëdha.
Derisa heqja e këtij Simboli Kombtar, u parapri me së paku 1 javë tensionesh dhe lufte politike gjegjësisht nga 10 janari 2013. Të gjitha partitë politike Shqiptare të Luginës së Preshevës, kundërshtonin dhe betoheshin që do t’a mbronim. Madje dallimi ishte vetëm në faktin që disa parti lokale Shqiptare, pretendonin se do e mbronin me mjete demokratike( aludonin në protesta, demostrata e deri mosdëgjueshmëri kolektive), e ca parti politike, të dala nga Lufta e UÇPMB-së, betoheshin që edhe me luftë do mbrohej! Kurse njejtë edhe politikanët e shtetit kolonizues, deklaronin agresivitet në maksimum, sa që në popullsinë e Luginës së Preshevës, ishte krijuar bindja që Serbia ishte e gatshme sërish të hynte në luftë, kundër vendlindjes tonë.
Nga ana tjetër Organizata e Veteranve por edhe ish-pjestarët UÇPMB-së, pos fjalëve, kërcënimeve të thata, asgjë s’guxuam të sakrifikonim, për t’a mbrojtur Shenjën e atyre që na Mbrojtën në Luftë kundër Serbisë( pra Dëshmorve)!
Më 10 janar 2013, në mbrëmje përfaqësuesit politik të Luginës së Preshevës, në Zyrën e OSBE-së, ku morën pjesë edhe Ambasadorët e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian, biseduan në lidhje me çështjen e lapidarit.
Derisa Ambasada e SHBA-së dhe e Francës, deklaruan që:”çështja e lapidarit të UÇPMB-së është çështje e brendshme e Serbisë!”
Udhëheqësit e partive politike Shqiptare të Luginës së Preshevës dhe shefi i Zyrës koordinuese për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc ( Zoran Stankoviq), më 11 janar 2013, negociuan, por që nuk arritën marrëveshje për çështjen e përmendores.
Më 11 janar 2013, Kuvendi Komunal i Preshevës, unanimisht e kundërshtoi heqjen e Lapidarit të UÇPMB-së.
Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiqi, ka kërcënu që më 17 janar 2013, e jep afatin e fundit që të hiqej ose do e hiqte shteti serb, mirëpo edhe ky afat kishte kalu!
Derisa Ivica Daçiqi, më 17 janar 2013, kishte kërku edhe në Bruksel që ky lapidar të hiqej, e që Serbia, priti komentet e ministrave të Mbrojtjes së BE-së, pas të cilëve arriti të konkludonte se mund të vepronte ashtu! Madje Ivica Daçiqi deklaroi se “asgjë nuk kishte ndryshuar nga Serbia e dikurshme dhe Serbia e sotshme në lidhje me qëndrimin ndaj Shqiptarve dhe popujve tjerë të ballkanit”
Pas heqjes së lapidarit, pasuan reagimet!
Politikanët lokal të Luginës së Preshevës, asnjëri nuk i qëndroi besnik fjalëve që kishin dhënë!
Pasuan reagimet institucionale, të ardhura kryesisht nga Republika e Kosovës, e Shqipërisë, por edhe më gjerë! Qytetarët e Luginës, organizuan një protestë më 21 janar 2013.
Bashkimi Europian shpreh keqardhjen që nuk është arritur kompromis për çështjen e Lapidarit të UÇPMB-së, më 22 janar 2013.
Derisa nga qarqet e sigurimit serb, nxjerret në publik ospioni që Lapidari i UÇPMB-së, mund të kthehet e të vendoset në oborrin e xhamisë, afër vendit ku ishte më herët- por falë ndërgjegjës Kombtare të Shqiptarve të Luginës, një opsion i tillë nuk është pranu( pasiqë Serbia synonte të na identifikonte me xhihadistë islamik!).
Me kalimin e ditëve, kjo çështje është harru!
Përvjetori i pestë i lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë, mos të na gjejë si ky i katërti!
Më:20.01.2017
Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.