Home KRYESORE Lili Gjidodaj : Kisha komplekse me Kamerën, por e munda!

Lili Gjidodaj : Kisha komplekse me Kamerën, por e munda!

Nga Era Cela

Eh cmund të flasësh për të e ëmbël, e dashur e edukuar e bukur, seksi magjepse, por mbi të gjitha e talentuar dhe me një timbër zëri të veçantë, ku ka mahnitur sa herë me projektet e saja dhe duhet thëne se e kemi fjalën për këngëtaren simpatike me zë të vecantë Lili Gjiidodaj.

Vetëm timbri i zërit të sajë e dallon nga këngëtaret e tjera. Në një intervistë për Përqasja .com Lili flet për rrugëtimin e saj të gjatë në skenë.

Gjithashtu Lili flet dhe për setin e ri fotografik që ka realizuar kohët e fundit dhe thotë se gjithmonë ka pasur probleme me kamerën!

Por për të zbuluar më shume kuriozitet nga artistja Lili ne ju ftojmë të lexoni intervistën e përgatitur .

Lili ju keni një rrugëtim të gjatë në muzikë , si ka nisur dhe si keni arritur deri këtu ku jeni sot?

Ka nisur në katekizëm ( në korin e Kishës Fushë-Arrëz) nga aty në qendrën kulturore të fëmijëve e më pas duke dhënë koncerte në qytetin tonë të vogël dhe, në raste festash.

Gjithashtu kam qenë pjesë me Ansamblin e Pukës ku kam pasur shumë angazhime. Por kam pasur dhe të tjera angazhime që fëmijë të cilat kanë qenë të lidhura vetëm me muzikën.

Pak ditë më parë ju keni realizuar një set fotografish. Ideja e kujt ishte, pasi kemi parë disa foto me elemente të veçanta në këtë set?

Ishte ideja ime, pasi kisha një kompleks me veten ( nuk e dua aparatin, kamerat) thashë ta mund ketë kompleks dhe ja, ku ja arrita qëllimit. Kjo pasi vërtet ka qenë hera e parë e imja që kam realizuar atë që kam dashur.

Cilin do të quaje detajin më të veçantë në të gjithë ketë set fotosh?

Ngjyrat, dritën me pak fjalë, ka jetë në këtë set çdo gjë është detaj pasi janë punuar me shumë kujdes çdo gjë.

A ka Lili ndonjë projekt të ri në dorë? E kam fjalën, a do të kemi ndonjë këngë apo klip të ri?

Po kam një këngë gati dhe do pasojë me një video klip kuptohet. Uroj të jetë e bukur për sytë e publikut dhe e dëgjueshme për veshët e tyre, njësoj siç është për mua ashtu uroj të me presin dhe adhuruesit e mi .

Pak ditë më parë ti ke marrë dhe vizën amerikane. A do të largoheni përfundimisht nga Shqipëria, apo do të respektoni afatet e vizës? Pyes, pasi shumë artistë shqiptarë kane shtegtuar jashtë shtetit…

(qesh) S’është ndonjë arritje e madhe kjo, pasi nuk është viza e parë që kam marrë. Më pëlqejnë rregullat dhe normal që i respektoj ato.

Cili është ndryshimi i punës së këngëtares jashtë shtetit me ketë në Shqipëri?

Ah cilat thuaj…(qesh)

Çfarë e bën një punë të pa lodhshme ?

Nuk ka punë të palodhshme por nëse e bën me pastërti dhe dëshire lodhja nuk ndjehet!!!

Çmendim ke për muzikën e sotme në Shqipëri?

Pse a ka muzike sot në Shqipëri? Nejse… Uroj që muzika të dëgjohet në këto vitet e ardhshme. madje edhe te vlerësohet si duhet!!!

Si mund ta përshkruash veten me tre fjale?

Hmmmm e Fortë , korrekte dhe shumë e drejtë fatkeqësisht…!

Lili &Familja?

Lili e lumtur. Familja arsyeja e lumturisë time.

Cila është ëndrra jote me e madhe ?

Nuk shoh ëndrra (qesh) Atë cfarë e quajmë ëndërr, unë nuk e lë të tillë e realizoj e bëj realitet…

Share: