Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, u pyet ne emisionin e Ylli rakipit edhe në lidhje me kërkesën e kreut të Kuvendit, Ilir Meta për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në lidhje me mos arrestimin e Klement Balilit.
“Meta i ka kërkuar Këshillit të Sigurisë Kombëtare për një problem që ka të bëjë me sigurinë kombëtare. Kam dëgjuar komente të çuditshme. Ky personazh ishte pagëzuar si Eskobar jo nga ne por nga partnerët ndërkombëtar. Në Kolumbi ka qenë rrezik kombëtar i këtij vendimi përdorimi i këtij emri” – tha Vasili.
A lidhet kjo me një sulm ndaj ministrit të bredshëm Saimir Tahirin?
“Meta ka kërkuar të sqarohen të gjitha rrethanat, pa paragjykuar kërkënd. Nuk ka lidhje me zt. Tahiri. Kjo nuk përjashton askënd. Në fund të analizës dalin edhe përfundimet. Mos kapja e tij rëndon marrëdhëniet tona me partnerët ndërkombëtar. Gjërave nuk mund t’u ikim. Ministri i Brendshëm është një përfaqësues i Partisë Socialiste. Në momentin që kur ulet në karrigen e ministrit, duhet t’i shërbejë ligjit. Ministri nuk i shërben partisë, por publikut të gjerë atij që e ka votuar apo jo” – tha Vasili.