Sipas planifikimit buxhetor për vitin 2017, SHBA do të shpenzojë mbi 87 milionë dollarë për trupat e saj në Kosovë.
Në vitin që lamë pas shifra ishte edhe më e madhe, mbi 111 milionë dollarë.
Për trupat e ushtrisë amerikane dhe punën e tyre në Kosovë ka folur edhe Sekretari (Ministri) i ri i Amerikës, pjesë e administratës Trump, John Matiss. Ai ka thënë se ushtria amerikane do të largohet nga Kosova vetëm kur Forcat e Sigurisë së Kosovës të kthehen në ushtri.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi që ka buxhetin më të madh në botë për ushtrinë.
SHBA-ja çdo vit shpenzon rreth 600 miliardë dollarë për të mirëmbajtur ushtrinë e vet, shifër tepër e madhe edhe për shtetet pranë saj. Disa milionë nga ky buxhet shkojnë edhe për trupat amerikane që ndihmojnë sigurinë në Kosovë./lapsi.al