Nga Selim Ibrahimi
Maqedonia ,Serbia dhe shtetet përrreth me politikën e gardheve e minojnë endrrën evropiane duke e shfrytëzuar krizën e refugjatëve për të fituar status të ri gjeopolitik në botën multilaterale dhe të terrorizmit global. Maqedonia me pengesa të reja kufitare.Gardh i ri në Evropën Juglindore.Pas Hungarisë, Sllovenisë,Maqedonia dhe Serbia prej dje nisën një fushatë të re të ngritjes së mureve kundër emigrantëve. Koordinimi shtetëror serbo-maqedonas vjen menjëherë pas daljes më një platformë të përbashkët në politikën e jashtme dhe duke i aktualizuar politikat e Putinit në jug të Ballkanit.
Ngadalë “zona speciale” në rajon po konservohet për rryma të reja politike.Marrëveshja politike në Maqedoni sipas anketës së fundit të IRI-it, është përpara shumë sfidave. Në shtesë, tension dhe frikë në Evropë në lidhje me Rusinë dhe politikat e Putinit. Një tjetër shqetësim për BE-në dhe SHBA -në ,është synimi i Moskës në Ballkan.Në vigjilje të 20 vjetorit të Marrëveshjes së Dejtonit (1995), serbët në Republika Serbe janë gati për të shkuar në referendum për të shpallë pavarësinë dhe kjo mund të zhysë Ballkanin në një tjetër lojë të madhe.
Larg nga Rusia, por shumë të rëndësishme për gjeopolitikën e Putinit në Ballkan, shteti i Bosnjës, veriu i Kosovës, Serbia dhe Maqedonia janë pjesë e lojrave kryesore të Rusisë. Rusia pavarësisht nga ndryshimet demokratike në Mal të Zi ka një ndikim në Podgoricë. Gjithashtu Serbia po bëhet pjesë e gjeopolitikës së luftës së re të ftohtë.
Maqedonia për shkak të krizave të reja ka shans për tu larguar nga pushteti i Rusisë dhe viti 2016 do të jetë shumë i rëndësishëm për Shkupin dhe qytetarët e saj. Ky është pohim i ri i Rusisë pas aneksimit të Krimesë dhe intervenimit në Siri. Një pikë e re e nxehtë në mes të dekadës së dytë të shekullit të 21, po krijohet në Ballkan.
Terrorizmi dhe ekstremizmi ka marrë një dimension të ri në Evropë.Sipas Kongresit Amrikan qindra qytetarë nga Ballkani kanë marrë pjesë apo gjinden aktualisht në rradhët e Shtetit Islamik (SHI). Terrorizmi urban në zemër të Evropës ka marrë përmasa shqetësuese. Mbi qindra njerëz, të vrarë dhe 200 të plagosur për shkak të sulmit nga grupi i terroristëve në Paris. Megjithatë Evropa është duke u përballur me fazën më të rrezikshme pas 11 shtatorit të vitit 2001. Migracioni, rënia ekonomike për shkak të krizës së Eurozonës dhe së fundi terrorizmi urban, përfaqësojnë faktorët e padukshëm të terrorizmit dhe ekstremizmit të mbështetur nga aktorët joshtetërorë.
Ballkani është burim i madh i jostabilitetit dhe në këtë situatë të luftës kundër terrorizmit global, shumë probleme sociale dhe politike vënë në pikëpyetje angazhimet demokratike të shteteve. Në shtesë ,qeveritë semi-autokratike në këtë mjegullirë gjeopolitike mund të bëhen pjesë e politikave antagoniste të Fuqive të Mëdha.
Sipas reagimeve qeveritare,shtetet e Ballkanit gjinden përballë kërcënimeve dhe sipas vlerësimeve të shtypit mund të jetë pika e ardhshme e ekstremistëve dhe kjo mund të çojnë në humbjen e ekuilibrit të forcave. Sa serioze dhe reale janë kërcënimet? Forcat aleate dhe SHBA-të duhen të zbresin në rajon me inteligjencën njerëzore për mbledhur më shumë burime për të kuptuar gjendjen reale në Ballkan. Maqedonia , Serbia dhe shtetet për rreth me politikën e gardheve e minojnë endrrën evropiane duke e shfrytëzuar krizën e refugjatëve për të fituar status të ri gjeopolitik në botën multilaterale dhe të terrorizmit global.
Selim Ibraimi-Drejtor i Qendrës për Studime të Sigurisë dhe Zhvillim,Maqedoni (CSSD)
@Studiessecurity