Home KRYESORE Presidenti Ivanov, ushtari rusofil i Gruevskit

Presidenti Ivanov, ushtari rusofil i Gruevskit

Nga Prof.Dr. Lisen Bashkurti

Ne skenen politike te Maqedonise po perpiqet te luaje rolin e vet destruktiv deri ne momentet e fundit Presidenti i vendit, Ivanov. Ivanov po ben cdo perpjekje per te pamundesuar ndryshimet e kerkuara politike ne vend mbas zgjedhjeve te dhjetorit 2016.

1. Presidenti me medioker

Ne gjithe udheheqjen e tij si President, Ivanov deshmoi nivelin me medioker te presidenteve te Maqedonise. Po te kujtojme presidentet Gligorov dhe Trajkovski behet me e qarte se Ivanov eshte presidenti me deshtak, i cili nuk arriti asnje cast permbushte, qofte edhe formalisht detyrimet e tij kushtetuese.

Ivanov performoi gjate gjithe kohes si nje president ideologjik, i indoktrinuar dhe segregativ ne krye te shtetit. Ai eshte nder perqaresit me te medhenj te Maqedonise. Gjuha, sjellja dhe qendrimet e tij, me mediokritetin karakterizues kane luajtur rol shume destruktiv pergjate gjithe presidences se tij.

Meqenese injoranca nuk eshte argument, Ivanov duhet te vihet perballe drejtesise per gjithe krizat, deshtimet, krimet, korrupsionin dhe pergjakjet ne Maqedoni gjate drejtimit te tij.

LSDM e Zaevit dhe partite shqiptare nevojitet te merren seriozisht me rolin dhe pergjegjesite e Ivanovit per ta perballur ate me drejtesine, faktor bashkefajtor ne gjithe krizen e Maqedonise.

2. Ushtari i Gruevskit

Ne bibel thuhet “menyra sesi vjen ne kete bote percakton edhe menyren sesi largohesh prej saj”. Ivanov erdhi si President ne baze te strategjise se VMRO-DPMNE dhe Gruevskit. Ivanov u pergatit nga laboratoret e shkolles se vjeter nacional-segregative Maqedone.

Ivanov erdhi si pinjoll i Gruevskit, i komanduar prej tij dhe mbeti gjate tere kohes nen hijen e tij. Kulmi i kompromentimit te Ivanovit nga Gruevski u konstatua gjate krizes se pergjimeve korruptive-kriminale te Qeverise Gruevski. Pa kurrefare pergjegjshmerie kushtetuese, morale e politike Ivanov u vu verberisht ne mbrojtje te se keqes. Ivanov ishte dhe mbeti i kapur deri sot e gjithe diten nga klani i korruptuar dhe kriminal i Gruevskit.

Ishte pikerisht kjo kapje, e cila beri qe Zyra e Ivanovit te ishte e para qe u dogj si shprehje revolte ndaj qendrimeve te tij ne mbrojtje te korrupsionit dhe krimit te niveleve te larta ne Maqedoni.

3. Rusofil i devotshem

Gjate gjithe presidences se tij, Ivanov ka demonstruar nje orientim gjeopolitik perkunder interesave te Shtetit dhe qytetareve te Maqedonise. Nderkohe qe Ballkani Perendimor po ben perpjeke te medha per t’u integruar ne strukturat Euro-Atlantike, Ivanov ka bere deklarata, sjellje dhe qendrime perkunder ketij trendi gjeopolitik.

Nga te gjithe presidentet e Maqedonise Ivanovi ka qene me kritiku kunder Perendimit, duke perfshire NATO dhe BE. Ivanov ka deshmuar nje filozofi politike dhe gjeopolitike thellesisht antidemokratike dhe antiperendimore.

Ivanovi ka qene dhe mbetet lideri me rusofil ne Maqedoni dhe ne Ballkanin Perendimore. Ai e ka mbajtur Maqedonine te terhequr ndaj cdo kritike, veprimi dhe sanksioni kunder Rusise. Simpatia e tij rusofile ka pasur konseguenca shume negative, sepse e ka dobesuar se tepermi orientimin Euro-Atlantik te Maqedonise.

4. Ivanovi antishqiptare

Me deklarimet, sjelljet dhe qendrimet e tij, Ivanov i ka kontribuar thellimit te konfliktit nderetnik shqiptaro-maqedon. Ne thelb Ivanovi ka shkelur themelet kushtetuese te Maqedonise.

Ivanovi i ka shperfillur shqiptaret. Ka injoruar vendin e rolin e shqiptareve ne ekzistencen e funksionin e shtetit te Maqedonise. Me kete injorim antishqiptar Ivanovi ka demtuar rende edhe marredheniet midis Maqedonise, Shqiperise dhe Kosoves.

Ivanovi ka punuar cdo dite kunder Marreveshjes Kuader te Ohrit. Asnje referim, asnje qendrim dhe asnje veprim nuk ka ndermarre Ivanov per respektimin e kesaj marreveshje.

Duke mbajtur nje sy mbyllur dhe nje vesh te shurdher kunder Marreveshjes Kuader te Ohrit, Presidenti Ivanov ka shkelur edhe detyrimet nderkombetare. Ai deshmoi se u ngjet me shume lidereve Ballkanas te shekullit 19-te qe firmosnin diten dhe shkelnin naten marreveshjet nderkombetare.

Edhe ditet e fundit Ivanovi po gabon rende. Ne vend qe te nominoje kandidatin e dyte, Zaev per krijimin e qeverise, Ivanov sajon “tryeza partiake per situaten”…Shqiptaret kane nje shprehje te bukur popullore….nuk ka me keq se kur “fshati digjet e kurva krihet”…

Oret e Ivanovit lidhen me Oret e Kremlinit, jo me Oret e Perendimit..

Share: