Home KRYESORE Rama: Nuk do marr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë!

Rama: Nuk do marr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë!

Kryeministri Edi Rama në një intervistë ekskluzive në Tonight Ilva Tare, në Rtv Ora News, tha se nuk do marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë që do të diskutojë për mos arrestimin e Klement Balilit.

I pyetur nëse ka pasur presion për arrestimin e tij, Rama thotë se qeveri nuk pranon presion nga askush.

Rama: Nuk do marr pjesë në Këshillin e Sigurisë, nesër do jem në Kosovë. Nuk mund të jem në atë mbledhje. Nuk do bëj asnjë koment derisa e ka thirrur kryetari i Kuvendit e Presidenti

Tare: A keni pasur presion për arrestimin e Balilit

Rama: Qeveria as nuk ka dhe as nuk pranon presion nga asnjë shtet. Ambasadorit ia kam thënë miqësisht. Absolutisht në shqetësimin për ta vendosur përpara dreqësisë këtë personazh kaq të përfolur dhe këtë eksponent të krimit është një shqetësim i përbashkët. Ama çdo paragjykim dhe çdo insinuatë që mos kapjen e tij e lidh me mungesë vullneti nga ana e qeverisë, mungesë vendosmërie nga ana e policisë së shtetit është krejtësisht pa vend. Dhe meqë këtij ditësziun ia kanë vendosur nofkën e Eskobarit , atëherë unë e kam kujtuar dhe rikujtoj që fakti që Eskobari e torolisi një shtet, superfuqi për vite të tëra, fakti që e bëri Amerikën vendi ku gjeneronte 60 miliardë dollar cdo vitë, nuk do të thotë se Eskobari kishte mbështetje tek Shtëpia e bardhë apo kishte korruptuar DEA. Nuk duhet të hedhim baltë pa dashje mbi policinë e shtetit. Ata që duan ti hedhin baltën është një politikë shpif shpif.

Share: