Home KRYESORE “Je mik i mire kur nuk flet, po fole nuk je me...

“Je mik i mire kur nuk flet, po fole nuk je me miku yne, por rreziku imperialist per Shqiperine.”

Nga Zef Bushati

Fjalet e Ambasadorit Amerikan Donald Lu ne adrese te Prokurorit te Pergjithshem Adriatik Llalla, pasuan nga nje lume reagimesh qe na mundesuan edhe njehere te kuptojme se edhe mbas 26 vitesh, Enver Hoxha jeton ende ne nje qoshe te zemrave dhe mendjeve te shume prej drejtuesve te larte te shtetit, drejtuesve politik e te pushtetit gjygjsor.

Fjalet e Ambasadorit ” zgjuan rrezikun qe Shqiperise i vjen nga imperializmi Amerikan ” dhe per ta ruajtur Shqiperine nga ky rrezik leshuan nje lume akuzash ndaj perfaqesuesit me te larte te SHBA ne Shqiperi. Keta politikane e prokurore indirekt kerkuan deri largimin e Ambasadorit nga Shqiperia.

Kjo perplasje tregoi se ne mendjet e ketyre “Drejtuesve te Larte ” SHBA shihet me shume si kercenim se si nje partner strategjik i Shqiperise, si nje vend mik qe e ka ndihmuar shtetin dhe popullin shqiptar ne momentet me te veshtira te historise tone.

26 vitet e proceseve demokratike ne shqiperi treguan se asnje nga partite politike dhe drejtuesit e tyre qe kane marre pushtetin, nuk i kane sherbyer vendosjes se demokracise dhe drejtesise ne Shqiperi, por kane instaluar pushtetin e bandave dhe te krimit, pushtetin e korrupsionit dhe te degjenerimit, pushtetin e droges dhe prostitucionit.

Mbas 26 viteve SHBA, miqte e popullit shqiptar nepermjet perfaqesuesit me te larte te tyre Ambasadorit Donald Lu, zgjasin doren per te na ndihmuar qe te mos biem ne greminen e korrupsionit dhe krimit, por qe te realizojme Reformen ne Drejtesi, Reformen Zgjedhore, luften kunder krimit, korrupsionit e droges.

Reagojne pikerisht pergjegjesit kryesore te politikes e drejtesise, te cilet nuk kane kryer detyren qe ju eshte ngarkuar, detyren e tyre funksionale e ligjore per te vene perpara ligjit dhe drejtesise cdo njeri, cdo qytetar te thjeshte apo te veshur me pushtet te larte qe kryen vepra penale.

Kur ketyre drejtuesve te larte u cenohen interesat i thone mikut : ” Je mik i mire kur nuk flet, po fole nuk je me miku yne por rreziku imperialist per Shqiperine.” Qesharake ! Keni instaluar pushtetin e krimit dhe jo te drejtesise me paaftesine dhe injorancen tuaj. Nuk i keni sherbyer drejtesise, demokracise por interesave tuaja personale.

Shumica e popullit e falenderon SHBA per ndihmen e cmuar. Ambasadori Amerikan dhe Ambasadorja e BE do mbeten ne kujtesen tone si dy dipllomate miq te cilet mbas 26 viteve ndezen nje rreze shprese se edhe Shqiperia mund te behet si gjithe europa.

Share: