Qytetarët durrsakë por edhe dhjetra aktiviste te shoqerise civile protestuan sot ne qytetine Durresit kunder betonizimit qe po i ben ketij qyteti kryetari i Bashkise, Vangjush Dako.
Njeri prej protestuesve, Aulon Kalaj, shkruan ne Facebook se, “Sot protestuam kunder betonizimit te mureve rrethuese te kalase se Durresit, kunder shkaterrimit te”Torres Veneciane”, kunder asgjesimit te identitetit tone, nga plani ogurzi i Kryetarit te Bashkise Durres, Vangjush Dako.
Qytetare durrsake, gazetare, avokate, arkeologe, aktiviste te shoqerise civile, studente dhe njerez te lire te ketij vendi, vrane friken dhe nga protesta tek “Keshtjella Veneciane”, marshuan drejt Bashkise Durres, kunder 6 milion $ beton.
Dje dorezuam ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Durres, nje kallezim penal per Kryetarin e Bashkise Durres dhe kerkojme nga institucioni i Prokurorise, hetim te plote, te gjithanshem dhe te menjehershem.
Ka ikur koha qe Gjushi t’i trajtoje durrsaket si brumbuj dhe t’i beje presion kundershtareve me rezultatin e zgjedhjeve te 2017.
Ne do jemi ketu, ne cdo proteste, ne mbrotje te vlerave dhe dinjitetit tone!’