Home KRYESORE Sarkazma e gazetarit Collaku: Kërkojmë grabitës bankash me përvojë, paguajmë cash!

Sarkazma e gazetarit Collaku: Kërkojmë grabitës bankash me përvojë, paguajmë cash!

Grabitja e ndodhur dje në aksin rrugor Tiranë-Rinas ka shkaktuar jo pak indinjatë në opinionin pubik dhe jo vetëm. Kjo për shkak se në të njëjtin vend dhe në të njëjtën mënyrë janë kryer edhe dy grabitje të tjera. Pa harruar edhe shumën e parave që është marrë, e cila i kalon disa milionë euro.

Por ka edhe nga ata që gjejnë kohë për të bërë edhe humor.

Një prej tyre është gazetari Basir Çollaku, i cili ka bërë një njoftim ironizues në profilin e tij në Facebook.

“Njoftim Bankash! Kërkojmë grabitës me përvojë. Prioritet shoqnia me policinë. Paguajmë cash menjeherë…”, shkruan Çollaku në Facebook.

Grabitja në fjalë ndodhi dje rreth orës 13:00 dhe ku dyshohet se janë grabitur rreth 2 milionë euro, që priteshin të dërgoheshin jashtë vendit përmes aeroportit të Rinasit.

 basir.jpg
Share: