Home KRYESORE Paratë e vjedhura nga bankat mund të kthehen sërish, eksperti sqaron si...

Paratë e vjedhura nga bankat mund të kthehen sërish, eksperti sqaron si ndodh kjo

Edhe në rast se vidhen, të gjitha paratë që bankat transportojnë jashtë kufinjve janë 100% të siguruara dhe kthehen nga kompanitë e sigurimit. Të paktën kështu shprehen ekspertët.

Shoqëritë shqiptare kthejnë vetëm një përqindje të caktuar të vlerës, pasi ato shumën më të madhe e japin shoqëritë e risigurimit jashtë, tek të cilat bie edhe pesha më e madhe e kthimit.

Megjithatë, pavarësisht se paratë mund të kthehen, për bankat vjedhjet mbeten sërish një kosto e lartë, kjo për shkak të dëmtimit të imazhit të tyre.

Eksperti Elvin Meka tregon për “Tv Klan” se bankat nuk nxjerrin shpesh sasi parash jashtë, por vetëm në kushte të caktuara.

Kjo ndodh vetëm kur plotësohet sasia e parave në arkë dhe kur tepricat e depozitave në valutë të qytetarëve nuk jepen kredi në tregun e brendshëm.

Lidhur me grabitjen e dy ditëve më parë në afërsi të Rinasit, por edhe për grabitje të tjera në përgjithësi, Meka fajëson shoqëritë e sigurimit fizik dhe jo kompanitë. (D.D/Shuplaka)

Share: