Home KRYESORE Mustafaj: Të ngrihen studentët e të protestojnë

Mustafaj: Të ngrihen studentët e të protestojnë

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, demokrat i orëve të para, por që u distancua pas prishjes me Berishën, është rikthyer bindshëm në mbështetje të PD. Ai sot ishte në çadrën e protestës, ku u bëri thirrje posaçërisht studentëve të ngrihen në protestë,

“Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira e të ndershme. Mosbesimi i opozitës ndaj maxhorancës e qeverisë, institucioneve të shtetit është total. Ky besim fitohet me gjeste nga ana e qeverisë. Nëse këto gjeste mungojnë siç po shihet atëherë nuk ka rrugë tjetër veç protestës”, tha ai.

Sipas Mustafajt, nëse protesta nuk ka vazhdimësi atëherë do të dështojë, pasi nuk arrihet qëllimi. “Shpresoj se ka një vendosmëri të mjaftueshme. Ka një shprehje pakënaqësie të përgjithshme. Përfitoj nga ky rast meqë jemi më 20 shkurt tu bëj thirrje studentëve ti bashkohen protestës. Studentët duhet të jenë këtu të parët”, theksoi Besnik Mustafaj

Share: