Home KRYESORE RRËFIMI I NJË ZHIGOLOJE

RRËFIMI I NJË ZHIGOLOJE

Tregim nga ELONA PAJA*

Kur nis e të pushton mërzia ,çdo gjë rreth e rrotull vetes të duket e pavlerë. Ka momente  kur njeriut në jetë, shpesh i vijnë shance të mira a të kqija,të cilat mund ti përmbytin të gjitha planet që ka bërë. Jeta është llotari thoshte gjyshja ime.

Në fakt kishte patur të drejtë.  Nga martesa me tim atë, nëna ime nuk përfitoi asgjë,përveçse, shiti edhe atë pak prikë ,që kishte marr me vete prej prindërve të saj,për tu ushqyer,pasi familja e tij ishte shumë e varfër.

Ndoshta nga ajo martesë ,nisi kalvari I vuajtjeve të saj. Ndoshta po  të mos ishte martuar me të,as unë nuk do kisha lindur ,e kështu çdo gjë do ishte më ndryshe. Por fati e deshi që im atë të martohej me nënën time e të lindja unë,një fëmijë shëndetligë,i cili i kaloi vitet e fëmijërisë dyerëve të spitalit, sesa në muret e shtëpisë së tij. Unë nuk është se mbaj mend shumë gjëra,por më kujtohet gjyshja, kur thonte se isha mire e bukur dhe aq,me gjithë ato ilaçe e gjilpëra që kisha bërë.

Çdo verë, shkoja tek gjyshja në fshat dhe gjithë ditën, bridhja pas fluturave, e fshihesha majave të pemëve. I urreja fiqtë,por kur doja të mos më gjenin të tjerët,fshihesha tek një fik që ndodhej në fund të oborrit  të shtëpisë dhe prisja gjer në mbrëmje, kur zorrët kishin nisur të hanin njëra-tjetrën,të dilja prej aty, pasi e kisha marrë kënaqsinë e shqetësimeve, të njerëzve që më kërkonin.

Dëgjoja zërat e tyre tek më thërritnin dhe as luaja vendit,deri sa një ditë më zbuluan dhe për herë të parë hëngra një dru të mire nga nëna ime ,e cila kishte ardhur për të vizituar nënën e saj.

Druri ka dale nga xheneti thoshte gjyshja ime,por unë që as kisha dëgjuar më pare seç ishte xheneti,kështu që mendova, se patjetër duhet të ishte ndonjë e keqe e madhe ,që nuk duhet ti dilja para,sepse në të kundërtën të zhdëpnin me të.

Më vonë kur u rrita e nisa të shfletoja librat, diku ma ndeshi syri edhe këtë fjalë. Në botën myslymane njeriu jetonte pesë jetë:në të parën ishte ajo e modelimit,ajo kur njeriu u modelua si krijesë për here të parë. Jeta e dytë ajo e kërbishtit,kur njeriu kaloi nga një kërbishte në një tjetër. Jeta e tretë ajo kur ai kalonte në këtë botë,gjashtëdhjetë apo tetëdhjetë vitet që do të jetonte mes njerëzve.

Jeta e katërt ajo e varrit, që do të ishte që nga vdekja, deri në ringjallje,aty madje do të ndaheshin rrugët e tij,nëse do ta kishte varrin një lulishte xheneti,apo një grope zjarri dhe jeta e pestë, ajo e përjetësisë,në xhenet ose në xhehenem.

Gjyshja ime ishte një besimtare e devotshme e falej pesë herë në ditë,por asnjëri nga ne niprit e mbesat nuk e kuptuam dot kurrë dhe bënim vazhdimisht humor me atë ritual të saj.

Ishte vera e parë që nuk shkova në fshat, pasi prindërit vendosën të më çonin në mal. Dikush nga shoqet I kishte mbushur mendjen time mëje, që mali do të më bënte shumë mire për shëndetin. Kampingjet verore ishin bërë të modes ,kështu që edhe familja ime duhet të jetonte me kohën dhe modën e re që po hynte për të edukuar një fëmijë.

Ndonëse xhepi nuk ua mbante, e shtrënguan rripin mirë dhe më nisën. Ai ishte moment kur një tjetër fat i  keq më ndoqi nga pas. Pikërisht ,ato ditë të ikjes sime nga shtëpia ,u ngjiz ime motër dhe vëmendja shkoi e gjitha tek ajo. Askush nuk kujdesej më për mua, por më linin të bridhja lartë e poshtë ,si qen pa zot. Ndoshta kjo pati edhe të mirën e vetë,sepse nuk e kisha më frikën nga druri,por përkundrazi, i zhdëpja të tjerët dhe në fund kur i shihja të dorëzuar, u thosha atë shprehjen e gjyshes, se druri kishte dalë nga xheneti.

Në vitet e adoleshencës ,për here të parë,zemra ime kuptoi se ç’ishte lëndimi. Për herë të parë lotova shumë dhe vendosa të mos bija më kurrë në dashuri. Ajo ishte njëra e cila ,çdo mëngjes merrte autobuzin e shkollës me mua. Sa hipte në të nxirrte një libër nga çanta dhe niste të lexonte pa e ngritur kokën, gjersa mbërrinim në stacionin përballë  shkollës.

Mu desh që për një javë, të rrija gjithë natën zgjuar dhe  të lexoja Oliver Tuistin e Çarls  Dikens që të futesha në bisedë me të.  Më kujtohet si sot, kur ju afrova i emocionuar dhe i fola: Çfarë jeni duke lexuar?

Ajo, më hodhi atë shikimin e saj iniferentë dhe mua gati sa nuk më ra të fikët. Megjithatë, vendosa të mos dorëzohem dhe u përpoqa ti jap një shtysë më tej bisedës.

–         Nuk e di nëse e ke lexuar Oliver Tuistin e Dikensit?

Ajo më hodhi sytë si me çudi. Aq mu desh dhe i dhashë vetes kurajo.

–         Oliver Tuisti njihet si protagonisti  i parë fëmijë në novelat angleze. E di që është libri i dytë që ai ka shkruar  ? Thuhet , se ai është frymëzuar për  ta shkruar këtë vepër, nga një ngjarje e vitit 1830 ,ku një fëmijë jetim me emrin Robert,përballej me jetën e vështirë. Duhet ta lexoni patjetër!

Ajo më vështronte gjithë ëndje me ata sytë e mëdhenj blu.E shihja si më vështronte dhe vazhdimisht bënte pyetje. Unë përpiqesha ti jepja përgjigjet gjithë pasion dhe të tregoja para saj se isha një djalë I lexuar. Më pas, nuk na mbetej shumë kohë për të biseduar rreth librave, gjithësesi njohja me të,më hapi horizonte të reja.

Kur vendosi të ndahej nga unë,(sepse u rrit dhe kuptoi që unë isha ende fëmije), u lëndova .Më vjen turp ta them që edhe kam qarë ato ditë fshehurazi. Me atë   pata dhe eksperiencën e parë seksuale.

Më kujtohet se sa keq kisha fjetur një natë më parë. Më shqetësonte zotësia e penisit tim. Isha tepër nervoz sepse nuk e dija ,nëse ai nuk do të përgjigjej në kohën e duhur, apo do të më turpëronte. Më duhej patjetër të hiqesha si një mashkull me experience, por  në fakt më trembte virgjëria ime.

Po sikur ajo ta kuptonte? Apo ndoshta ishte më mirë ti tregoja të vërtetën? Kisha dëgjuar që femrat ndienin pak dhimbje kur e humbnin atë,ndërsa me meshkujt nuk dija se ç’ndodhte?!

Në fakt gjithçka shkoi më së miri për mua,ndërsa për atë ishte e kundërta. Unë e arrita orgazmën shumë shpejt dhe ajo nuk kishte dëshirë që të priste sa unë të bëhesha gati për herë  të dytë.

Kujtoj që ndihesha sikur isha shtrirë në një lëndinë me lule dhe aty pranë, kisha një ujvarë ,që hidhte ujë kristal,ndërsa ajo kishte mbledhur këmbët dhe nuk donte ti hapte më.Ndoshta kjo ishte edhe arsyeja që ne u ndamë shpejt. Unë nuk e kënaqja atë seksualisht.

Sot kur e mendoj ,të qënit një dashnor i mirë,kërkon kohë,ledhatime dhe praktikë,gjë që ato vite dhe të tjerat, që erdhën më pas ,sollën eksperiencën dhe mosgabueshmërinë.

Duhet të kenë kaluar ndoshta, dhjetë vjetë që prej asaj dite. Shpeshherë në kujtimet e mia ajo vjen si një siluetë pa ngjyrë tek e cila unë depërtoj thellë por asnjë gjurmë nuk mbetet pas. Të them të drejtën ,femra gjithmonë më është dukur tërheqëse dhe e mistershme.

Edhe atje ku të tjeret nuk shohin asgjë,unë gjej diçka. Meshkujt në përgjithësi nuk e kanë haberin se çfarë duan ato. Ata sot e kësaj dite nuk besojnë në barazinë gjinore. Në përgjithësi,atyre nuk u intereson opinioni që kanë ato në diçka. Zymtësia dhe vrazhdësia është një nga gjërat që I bën ato ,tu rrinë larg atyre. Ato tërhiqen nga meshkuj që i shkrinë gazit deri sa mbajnë barkun me dorë. Një mikesha ime po më tregonte një ditë për partnerin e saj. I mungonin puthjet e tij.

-Kur të puth?- e pyeta unë troç.

– Vetëm në raste të veçanta -tha ajo. Unë kam nevojë për më tepër.

Teksa bisedonim të dy,ajo përsëritëte shpesh fjalët:- shih sa mire I di ti këto gjëra! Po ai I imi përse nuk është kështu?! Ti do të bëje të lumtur cilëndo femër. Ja për këto kemi nevojë ne. Ti je shok dhe dashnor fantastik!

Dhe ndoshta, pikërisht nga ajo bisedë mora vendim, tu përkushtohesha  vetëm atyre.Në ato kohë ,nuk ishte se kisha, ndonjë punë për të bërë,përkundrazi isha një i papunë, i cili e shtynte ditën duke lexuar mbi femrat. Më kujtohet një shprehje e Shou-t që thoshte:”Shtëpia është burg për gruan ,kurse ofiçinë për burrin”.

Pikërisht zgjodha ti çlirojë të gjitha këto të burgosura nga ajo errësirë dhe ato pranga që u vrisnin duart,pasi ajo ishte edhe gjëja që mund të bëja më mire dhe më me pasion. Në fillim nuk e shihja si një profesion,por kur mora pagesën e parë,nuk u mendova dy herë. Kisha dëgjuar se në vendet e perëndimit ,një femër në pesë,kishte eksperimentuar seksin me pagesë.

Shpeshherë kjo më dukej edhe si një formë hakmarrjeje që bënin ato ndaj meshkujve,sepse vazhdimisht vetëm ata paguanin kur kërkonin favore seksuale. Pastaj isha I lumtur,se si kjo krijesa ëngjëllore që u krijua nga brinja e mashkullit, ishte zhveshur nga komplekset dhe ndjenja e turpit.

Ledhatime,buzëqeshje,fjalë të ëmbla,seks dhe në fund para,kjo ishte përditshmëria ime tashmë. Përderisa nuk më mungonte sharmi dhe trajtimi I veçantë që u bëja atyre,isha më i kërkuari dhe i dëshiruari në ato shtrate mëkatare ,mbuluar me kënaqësi dehëse, kënaqsi që me burrat e tyre as e kishin ndjerë e as e kishin provuar.

Gjithmonë e me tepër ,femrat e  vjetra ë moshë  kërkonin djem të rinj. Ato ishin gati të paguanin shuma të majme vetëm në këmbim të dashurisë.Një pjesë e tyre zgjidhnin një zhigolo vetëm për tu kënaqur gjatë aktit seksual. Një pjese i mungonin ledhatimet dhe i mbytëte monotonia e përditshme.

Një pjesë e niste si hakmarrje ndaj bashkëshortit,por pastaj kuptonte se i pëlqente dhe nuk shkëputej dot më nga unë. I kisha muzat e mia të përditshme.Ato ishin frymëzimi i ditës që lindëte dhe e natës që më pushtonte me ëndërra shtojzavallesh. Si sirena shfaqeshin njëra pas tjetrës dhe pasi këndonin në bregun tim që shkumonte dallgë,premtonin se do të vinin sërish.

Ato ishin femra të famshme,femra në karrierë,që çdo kush i dëshironte,por vetëm unë e kisha fatin tu dëgjoja rënkimet në shtrat dhe ti shihja tek lëngëzoheshin nga prekja e gishtave të mi. Herën e parë kur vinin tek unë,i ndjeja që në shikim, që ishin të mbërthyera  nga stresi dhe ankthi.

Këto krijesa të pafajshme duhej më parë të çliroheshin dhe të relaksoheshin që ta shijonin seksin. Për tu hequr ndrojtjen, së pari më duhej të fikja dritat, të ndizja qirinjtë aromatikë dhe të çliroja fantazinë time.Tek  i prekja butësisht pa i lënduar,tek ato niste e çlirohej oksitocina e cila ngrinte lartë nivelin e testosteroneve dhe dëshira për t’më patur të gjithin brenda tyre ,rritej.

Nuk harroja kurrë t’i pyesja, se çfarë dëshironin në shtrat dhe cili ishte, pozicioni i tyre i preferuar. Atyre u pëlqente tu pëshpëritja në vesh se dukeshin të bukura dhe se kishin një aromë që mua më pëlqente.

Në fakt unë ato i njhja të gjitha vetëm nga aromat, dhe kurrë nuk i  pyeta njëherë për emrat. Kështu, ato fitonin vetëbesimin e organit të tyre dhe  e arrinin më lehtë  orgazmën. Hera e pare,  gjithmonë ishte e vështirë,pastaj në herët e tjera që vinin ,atyre u pëlqente të provonin pozicione të reja dhe këtë e linin në dorën time.

Femrat mendojnë për seksin po aq sa dhe meshkujt,për të mos thënë edhe më tepër.Nuk kishte ditë pushimi për mua.

Atë mbrëmje, ndryshe nga herët e tjera, tek unë erdhi një grua rreth të tridhjetave. Për mua ,ato ishin të gjitha gra. Që në çastin kur u kishin shpërthyer mestruacionet,ato ishin pjekur për gjithçka. Ato ishin të rritura dhe mund të provonin të gjitha pozicionet e Kamasutrës.

Kur ajo mbërriti në derë ,ndryshe nga të tjerat ,kishte vendosur në sytë e saj ,një maskë. Menjëherë ia ndieva parfumin me aromën e gjallë të Jaseminit që pushtoi dhomën  tonë,atë dhomë  ku dhe perënditë po të zbritnin,do bëheshin xheloze.

U ul në cep të krevatit. Nuk preferoi t’ja hiqja unë, pardesynë e kuqe që mbante veshur,por me duart që ju drodhën pak më bëri me shenjë që nuk ishte nevoja sepse ishte e zonja e vetes. Në fakt ato gjithmonë kanë nevojë për mbështetje dhe ndihmë. Sepse brishtësia e tyre eshtë e dhimbshme që të lëndohet.

Njëhere, priti disa çaste dhe pastaj tek pa shikimin tim që nuk po dija si të veproja (ishte hera e pare që më ndodhte),u përpoq të thoshte vetëm : Më prit pak!

Kisha gjithë kohën e duhur për ta pritur,mjaft që ajo të çlironte veten e të harronte, gjithçka kishte lënë pas. Nëse kishte ndërruar mendje ,mjafton të më thoshte dhe gjithçka mbetej brenda mureve të asaj dhome. Çfarë ndodhte aty  ,groposej aty. Vetëm se gropa nuk nxinte, por mbulohej me lule parajse ,të cilat nuk i thante ,as vjeshta dhe as dimri. Lëshova në sfond një nga ato muzikat e qeta ,që vetëm një vesh i kujdesshëm mund t’i dëgjonte.

–         Të lutem ,nuk ka nevojë- refuzoi ajo. Më ngjall trishtim kjo lloj muzike.

Kisha shtangur i  gjithi. Mesa dukej  po dorëzohesha. Thua isha gabuar për to apo kishte ende gjëra të pazbuluara brenda tyre?!Femra paskësh qenë një qenie, më shumë se  komplekse.  Ndoshta kishin të drejtë kur thonin ,se ato ishin të vështira për tu kuptuar.

Në fakt,mburresha me faktin se si arrija të futesha lehtë në botën e tyre,por po kuptoja që, nuk mjaftonin vetëm surprizat,komunikimi,seksi i mirë,puthjet që ato i dëshironin aq shumë dhe unë i kisha me tepri,ato ishin shumë më tepër. A mundet njeriu ta njoh gjithë universin?

Ja ,ashtu ishin ato,universi vetë. Po prisja që ajo të qetësohej dhe të nisnim lojën,kur në çast ajo rrëmbeu pardesynë dhe iu drejtua derës. Mesa dukej duhet të ishte bërë pishman.U kujtua një çast dhe hapi çantën e saj të dorës. Prej aty nxori një zarf.

-Nuk ka nevojë- refuzova unë.

-Jo,ju lutem-foli prerazi. Ju mora kohë nga koha juaj.

-A mund ta di arsyen pse po largoheni- tentova për here të fundit.

Ajo vetëm sa vendosi pak buzën në gaz dhe pa më përshëndetur doli. Ja dëgjoja hapat tek trokisnin shkallëve. Kisha mbetur i vetëm, në dhomën që vetëm ftohëte sepse  i mungoninrënkimet drithëruese.

Gjatë gjithë orëve në vazhdim I  thoja vetes se kisha dështuar plotësisht. Çfarë kishte dashur të më thonte ajo me atë buzëqeshje?! Çfarë kërkonin më tepër  femrat në fakt? Isha futur thellë në lëkurën e tyre saqë po ndjeja pak e nga pak se si po transformohej trupi im.

Qëndrova pa lëvizur duke pritur që gjinjtë të merrnin formën e tyre. Isha kurioz të dija  nëse do të ishin të mëdhenj dhe të rrumbullakët,apo do të kishin formën e limonit. Një çast , mu duk sikur morën formën e ananasit,pastaj pashë në trupin tim dy gjokse të përkryer me formën e dardhës .

Tek shndërrohesha në femër,nuk e imagjinoja dot jetën time pa seks të përditshëm.  Vithet e mija të stërmëdha, kofshët e mija të shëndosha argëtoheshin poshtë çarçafit. Nisa të fërkoja veten ,por ishte e pamundur ta merrja të gjithë kënaqësinë që kërkonte trupi im i  brishtë.

Padashur më mbërtheu një trishtim dhe lotët mu mblodhën nën qerpik. Tani nuk më kishte mbetur gjë tjetër, për të shtyrë orët e mia të mërzisë,vetëm të prisja të vinte ai-një zhigolo.

 

Share: