Nga Anila Kruti
Cfare t’u tregoj per Almiren ….!
Zakonisht ne vere une shkoja per pushime te gjyshi.Shtepia e tij perreth mbushej me blerim e dielli zbriste kurore mbi catine e shtepise. Ne ane te kuzhines ishte nje rrugice e mbushur me peme qe dukej si rruge qe te conte ne parajse.
Poshte varej livadhi dhe buze tij shushrinte embel perroi i sajuar me nje ure druri. E gjithe kjo panorame te bente t’a shihje me ore te tera ,me endje sidomos ne pranvere qe lulezimi shperthente kudo. Lart shtepise ishte nje shesh ku zakonisht mblidheshin femijet e lagjes dhe luanin.
Ne te shumten e hereve shkoja te sodisja pamjen ku matane shtrihej nje kodrine qe gjelberonte me krahet hapur rreth qiellit. Here -here sajoja ndonje pune per te kaluar te rruga. Aty vinin te luanin shume femije. Sa here qe shkoja me bente pershtypje nje vajze qe mbante veshur gjithnje te njejtin fustan gati i arnuar i gjithi.
Ajo ishte Almira. Almira i kishte syte si detet tona ,por askush nuk ia vinte re . Ate asnjehere nuk e fusnin femijet ne loje,madje shume here e shanin ose e debonin nga fusha e lojes duke e share varfanjake,rreckamane gjersa ajo nuk dukej me aty.
Familja e Almires ishte shume e varfer dhe me shume femije. Nena e saj kujdesej per te gjithe femijet ndersa i ati ishte paralizuar nga nje semundje e kockave.Ajo kishte momente lumturie dhe keto ishin kur e merrte gjyshja ime ne shtepi pershkak se edhe une isha e ardhur aty por edhe te natyres sime te terhequr.
Syte e Almires shkelqenin kur shihte fustanet qe m’i qepte mami dhe qe ia lija t’i vishte.Kur nena ime na mbushte sinite me molle kovace dhe benim gare kush do te hante me shpejt. Kur e kapja nga dora dhe luanin neper dhomat e shtepise. I qeshnin syte ,duart, lekura.
Ata I shanin te gjithe. Askush nuk u bente shoqeri sikur te kishin ardhur nga ndonje tjeter planet. E keshtu u rriten mes fukarallekut dhe shperfilljes ,vuajtjes dhe mbijeteses…
Por ,ah !Mbeten po ata ,te varfer…
Une nuk shkova me te gjyshja dhe Almira kush e di sa do te me kete pritur!?
Por une e kisha ne mendje Almiren dhe pyesja…Vuajtja e saj nuk mbaron ketu se ajo lindi ne nje familje te varfer dhe se femijeria e saj ishte shume e veshtire.Shume kane lindur ne familje te vaefera ,por dora e fatit kur te ngere.
Almiren e kishin martuar ne nje fshat te larget .Ajo ishte martuar me nje burre shume me te madh dhe qe kishte nderruar jete pas tre vitesh martese nga nje semundjeje te rende .
Almires nuk i buzeqeshi kurre fati.Tani, ajo jeton ne shtepine e nenes qe kujdeset per te sepse eshte e paralizuar! Almira, kushedi sa do te kete qare per fatin e saj…! …