Home KRYESORE Kaq budallenjë na dine?!

Kaq budallenjë na dine?!

Nga Ilir Demalia

Sot Shqipnia është në kufijtë e saj më të ulët edukues-moral, në rrezikun më të lartë për të ardhmen e saj si shkak i rrethit mbyllur si shoqëri nga sundimi-kriminal-politik dhe ekonomik, nga ndërgjegja e ulët qytetare e korruptuar dhe e bërë njësh me sistemin që ka sjellë shoqërinë dhe shtetin shqipëtar në një gjendje kolapsi. Kjo nuk ka qenë e papritur po të shikosh se si u dha në tavolinë pluralizmi në Shqipëri si shpërndarje e nomenklaturës komuniste në logo të ndryshme, por në funksion dhe qëllim të njëjtë; kalimin e fuqisë politike dhe ekonomike tek skuadronet e sherbëtorëve te regjimit kriminal për të ruajtur sundimin politik dhe ekonomik të regjimit vjetër me uniformë të re demo(n)kratike. Dhe ja arritën.

Tashmë duke qenë se të gjitha këto janë thënë dhe janë stërthënë dhe; janë qartësisht të kuptueshme se kush ka qenë roli dhe qëllimi i këtij tranzicioni të dështuar politik dhe ekonomik si zhvillim shtetëror dhe shoqëror, si shtet i së drejtës dhe ndërtimit të bazave të një demokracie funksionale, nuk e shikoj të arsyeshme se duhet të zgjatemi me atë që tashmë është e qartë: që shqiptarët jetojnë sot në një kufomë-politike-shtetërore dhe fatkeqsisht edhe si reagim shoqëror ndaj modelit dhe kompromentimit me të keqen që tashmë po i zë të gjithë brenda.

Në këtë situate, dhe kështu ndodh kur degradon një shoqëri, dalin spekullantët, horrat, hajnat, delirintat, kamuflatorët më logo shqiponjash-sorrë, me flamuj kombëtar si kombëtaristë, koshere bletore që turren si mizat në m…, mbasi kanë sjellë Shqipërinë në këtë gjendje sëbashku dhe veç e veç, marrin foltoret në parlament, ne media, në rrugë dhe me flamurin kombëtar në dorë a në krah, me duart si fletë shqiponje dhe duke kënduar: O sa mire me qenë shqipëtar, kujtojnë se po prekin ndenja dhe ngrenë çështje rajonale dhe globale të pazgjidhura që mund të zgjidhen vetën nga këta megallomane, mitomanë, delirantë, folklorik, që na rastin më të mire në një shoqëri moderne të ngritur si mendim dhe moral, ku shteti funksionon si shtet i i së drejtës dhe i barabartë në oportunitet e qytetarëve të saj, këta individë dhe grupe-individë do të ishin një burim humori dhe do të trajtoheshin si ato dordelecat ne fushë që trembin veç laraskat.

Në rastin e shoqërisë shqiptare ku të gjithë sillen si Skëndërbe tregon se gjendja jone psigjike është tepër e rënduar dhe jashtë çdo realiteti për të ndaluar rënien e lire dhe pastaj për të bërë hapin e pare!

Në këtë situate që shikoj më duket se ne veç po vazhdojmë rënien e lire!

Përpara se të kurohet një sëmundje jo vetëm duhet konstatuar ajo, por edhe duhet pranuar si shoqëri. Si nje trup që nuk mund te ndahet që gjysma është e shëndetëshme dhe gjysma me gangrene kanceroze.

Kur shikon të gjithë këta aktorë që moralizojnë dhe mallokojnë njëri-tjetrin si shkatarë të kësaj gjëndje dhe moralizojnë veç e vec duke paraqitur veten si shpëtimtare të kësaj gjëndje, kur këta, sëbashku e veç e veç kanë punuar dhe janë shkatarët e kësaj gjëndje, njeriu pyet veten: Kaq budallenjë na dine?!

Share: