Agjentët e policisë së Shkodrës kanë arrestuar mbrëmjen e së premtes një shtetas të shpallur në kërkim nga drejtësia italiane, për vepra të rënda penale.
Autoritetet lokale bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Alvaro Malshi, 34 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Apelit të Mesinës me 6 vjet burg për “shfrytëzim prostitucioni përmes dhunës dhe kërcënimeve”.
Sipas burimeve, përmes informacioneve të mbledhura në rrugë operative, blutë e Shkodrës lokalizuan vendndodhjen e 34-vjeçarit dhe më pas ekzekutuan operacionin “Drejtësi e Vonuar”, që çoi në arrestimin e tij.
Materialet hetimore në ngarkim të Alvaro Malshit i kanë kaluar tashmë prokurorisë së rrethit përkatës, për të proceduar ekstradimin e tij në vendin fqinj.
Burimet shtojnë se strukturat e posaçme të policisë së Shkodrës po vazhdojnë operacionet për kapjen e personave të shpallur në kërkim