Home KRYESORE Investigimi i Report Tv për konteinerët, debat në “Versus”

Investigimi i Report Tv për konteinerët, debat në “Versus”

Bollino: Lajmi i përhapur, i pavërtetë! Bregu: Iu dha shumë hapësirë. Guri: Kanë ardhur mbetje të rrezikshme. Yzeiri: Investigimi të çohet deri në fund

Investigimi i gazetës Shqiptarja.com, se lajmi i publikuar fillimisht në mediat italiane se në Shqipëri kanë mbërritur 1400 konteinerë me mbetje nga Italia është lajm i rreme (Fake News), ishte në fokus të debatit në emisonin “Versus” që drejtohet nga gazetari Artur Nura

Të ftuar në studio ishin Gazetari e botuesi, Carlo Bollino, i cili finalizoi investigimin në gazetën Shqiptarja.com, analistët Ilir Yzeiri, Zylftar Bregu dhe ambientalisti Sazan Guri.

Ky i fundit gjatë fjalës së tij u shpreh se ka dyshime të forta se në Shqipëri kanë ardhur mbetje dhe se investimi i gazetës Shqiptarja.com, nuk do të thotë se në Shqipëri nuk kanë ardhur 1400 kontenierët me mbetje.

Ndërkohë Gazetari dhe botuesi Carlo Bollino u shpreh se media që ai drejton ka si synim informimin korrekt të publikut. Sipas tij, përhapja e një lajmi të paverifikuar nga shumë portale ishte shkaku kryesor pse vendosi të bëjë një investigim për kërtë çështje, ku në përfundim ka rezultuar se lajmi i publikuar fillimisht nga dy media lokale italiane ishte i pavërtetë.

Sakaq, një debat interesant ishte edhe mes analistit Zylyftar Bregu dhe gazetarit e botuesit Carlo Bollino mbi reagimet për fenomenin Fake News.

Bregu këmbëngulte se këtij lajmi i është dhënë shumë hapësirë, ndërsa Bollino vuri theksin se problemi kryesor është fakti se gazetaria në Shqipëri nuk bën përpjekjet e duhura për të verifikuar një lajm të një rëndësie të veçantë.

Në një linjë me botuesin Carlo Bollino sa i përket domosdoshmërise për të shkuar deri në fund përpjekjeve për të verifikuar deri në fund një lajm të një rëndësi të veçantë ishte edhe analisti Ilir Yzeiri.

Skandali i dyshuar i 1 400 kontenierëve me mbetje nga Italia, nisur nga Gioia Tauro dhe shkarkuar në Durrës (rrugës drejt pikës së grumbullimit të mbeturinave Drisla në Maqedoni) dhe të zhdukur në mënyrë të mistershme në territorin shqiptar, rezultoi një lajm i rreme i prodhuar në Itali nga portali Pianeta Italia neës dhe gazeta Roma dhe i ricikluar në Shqipëri pa asnjë verifikim.

Shqiptarja.com ka bërë një investigim në Itali, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe pranë organizmave të tjera shtetërore italiane dhe shqiptare, për të verifikuar nëse është e vërtetë që nga portet italiane janë nisur apo jo konteinerë me plehra të drejtuar për në Shqipëri dhe të destinuar për në Maqedoni nga shoqëria italiane FCL Ambiente.

Nga verifikimet e bëra nga gazeta Shqiptarja.com rezultoi se nuk ka asnjë të dhënë për ardhjen nga Italia në Shqipëri e më pas drejt Maqedonisë të 1400 konteinerëve me mbetje.

Share: