Kryeministri serb njëherësh kandidat në zgjedhjet presidenciale, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se së shpejti do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, me shumë mundësi para zgjedhjeve.
Gjatë prezantimit të Shërbimit të Transmetimit Publik, Vuçiç ka thënë se me Putinin deri tani është takuar nëntë herë, por me aleatin numër 1 të Serbisë do të takohet përsëri.