Partia Socialiste është regjistruar zyrtarisht pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në lidhje me votimet e 18 qershorit, ndërsa sot janë regjistruar edhe 5 parti të tjera të majta.
KQZ me anë të një njoftimi bën me dije regjistrimin e partive politike si më poshtë:
Partia Socialiste të Shqipërisë
Partia Emigracioni Shqiptar
Partia Centriste Mirëqënies Popullore Shqiptare
Partia Socialdemokrate të Shqipërisë
Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar
Partia e Punës së Shqipërisë
Ky regjistrim vjen ndërkohë që partitë opozitare të kryesuara nga Partia Demokratike kanë paralajmëruar se nuk do të regjistrohen pa u plotësuar më parë kërkesa e tyre për qeveri teknike.