Home KRYESORE Mesazhi i fortë i Kryemadhit për Ramën: Kryeministër s’të bëjnë vetëm votat!

Mesazhi i fortë i Kryemadhit për Ramën: Kryeministër s’të bëjnë vetëm votat!

Monika Kryemadhi qe është ndër deputetet e LSI që është përfshirë këto ditë në debat me aleatin qeveris PS, ka akuzuar qeverinë për kanabisin, për lënien e fermerëve pa ujë, për dështimin e reformës në arsim, etj.

“Unë uroj të mos shtyhen zgjedhjet se për mendimin tim, nëse s’do të hyjë opozita në zgjedhje, s’je më demokraci pastaj. Se është si puna e asaj që, po më kërcënove, unë nga inati s’e bëj. Gjërat duhet të jenë parimore, principiale, se në 2008 bëmë grevë urie dhe ja ku janë sot PD e më parë PS, se nuk janë budallenj” – ka thene Kryemadhi duke kundershtuar keshtu haptazi qendrimet e kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit te grupit parlamentar Gramoz Ruci.

Nga ana tjeter Kryemadhi ka thenë se LSI do të marrë 40 deputetë në zgjedhje e ardhshme, duke përforcuar kështu idenë e hedhur në LSI se kryeministër i ardhshëm mund të jetë Ilir Meta.

Ajo shprehet se për të qenë kryeministër nuk është vetëm vota që e përcakton, por edhe fakti se sa i pranueshëm apo i urryer je.

Ja dhe dialogu i Kryemadhit me gazetaren ne 24 News traksptuar nga Lapsi.al:

“Ne kemi 20 deputetë, por unë mendoj që do t’i kalojmë 40.

-Do dilni forcë e parë?

– Pse jo, s’është çështja tek kryeministri, se ti mund të jesh kryeministër, por mund të bëhesh edhe njeriu më i urryer.

-vlen kjo për zotin Rama?

Vlen për çdo kryeministër që varfëron njerëzit e vet, bën politika klienteliste…”

Jo rastësisht sot doli edhe Zv. Kryeministri Niko Peleshi qe beri me dije një plan kombëtar kundër Kanabis Sattiva ne Shqipëri! Ne fakt, njerëzit me te drejte mund te pyesin, perse nuk e kane bere me përpara?!

Share: